Sulm terrorist në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit (Video)
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Të gjithë mendojmë se gjatë aktit seksual mund të shohim e mund të kuptojmë çdo gjë që po ndodh rreth e rrotull, por mund të ketë raste që jemi aq të “përhumbur” sa thjesht humbasim në rrjedhën e kënaqësisë dhe aktit. U ndodh të gjithëve. Po, po siç e lexoni u ndodh të gjithëve, edhe meshkujve, ndonëse ata zotohen se janë thjesht të përqendruar kokë e këmbë tek ajo gje. Më poshtë do ju zbulojmë 5 situata që u shkojnë të paktën një herë të vetme në mendje, por nuk guxojnë t’ua rrëfejnë pasi kanë frikë se mos dëmtojnë imazhin e macho-s.
1.Janë të lodhur: Meshkujt tentojnë ta fshehin lodhjen, dmth pas një ditë rraskapitëse në punë gjëja e fundit që mund të duan është pikërisht seksi. Por, ndonjëherë egoja është më e fortë se çdo gjë tjetër, kështu që preferojnë ta fshehin atë, ndonëse thellë-thellë do të donin thjesht të shtrihen para kondicionerit dhe të pushojnë.
2.Sapo ju kujtua një faturë: Epo ndodh që gjatë seksit, mendja t’i shkojë tek një faturë që ka për ta paguar dhe nuk do ta harrojë, por në të njëjtën kohë nuk do që ta shkatërrojë edhe momentin.
3.Faleminderit: Ok, mund t’ia thuash këtë shoferit të autobuzit apo kamarierit, por jo dikujt që do të të falë një orgazëm. Të thuash faleminderit është gjest i sjellshëm, por të mos thuash asgjë është shumë më seksi.
4.Nuk është e sigurtë çfarë ere është: Mund të jetë dhoma, aroma e trupit, veshjet në tokë, apo një Zot e di çfarë. Ai po bluan në kokë se nga vjen ajo erë dhe si ta zhdukë që ti të jesh e lumtur.
5.Ka nevojë të shkojë në tualet: Epo thuaj seksit “Mirupafshim”, nëse kjo ndodh. Nëse gjatë seksit ka nevojë të shkojë në tualet, mjerë ju. Jo vetëm që do të ndihet jashtëzakonisht keq, por e ka shumë të vështirë të të lërë zhveshur dhe ndoshta kur të kthehet, të të ketë zënë gjumi.
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...