Keshilla per udhetimet 1 Gusht 2018

10 shenjat treguese që keni nevojë dëshpërimisht për pushime

Keshilla per udhetimet

eterer
1. Po filloni të dukeni si fotoja juaj e pasaportës
Është një shaka e vjetër por me shumë të vërtetë brenda”, thotë Majkëll Kerr, një folës konferencash ndërkombëtare dhe autor i librit “The Humour Advantage”.
“Mos i anashkaloni shenjat e stresit kronik që paralajmërojnë një rraskapitje të afërt: irritim me kolegët, vështirësi për t’u përqendruar në punën rutinë, dhembje koke kronike, dhembje shpine, probleme me stomakun apo shqetësime shëndetësore më serioze
2. Keni probleme pagjumësie
Pavarësisht nëse keni vështirësi për të fjetur apo nëse çoheni çdo ditë në tre të mëngjesit, problemet e gjumit mund të jenë simptomë e ngarkesës me punë dhe stresit, ose mund të jenë shenjë se po i kushtoni shumë vëmendje punës duke sakrifikuar gjërat e tjera, shpjegon ai.
3 Jeta juaj personale po vuan
Nëse shihni se po mungoni në shumë darka familjare, koncerte shkollash apo dalje me familjen, kjo mund të jetë shenjë se keni nevojë të forconi sërish marrëdhëniet familjare duke shkuar me pushime me të afërmit tuaj, thotë Kerr.
4. Keni filluar të bëni më shumë gabime në punë
“Qofshin gabime në raporte financiare apo transaksionet e klientëve, nëse shihni se po bëni më shumë gabime se zakonisht, kjo mund të jetë shenjë se keni nevojë të ripërtërisni energjinë tuaj mendore”, thotë Kerr.
5. Puna juaj nuk ju entuziazmon më
Nëse nuk jeni të entuziazmuar si më parë për të shkuar në punë mëngjeseve të së hënës, apo nëse ju tensionon një veprimtari pune që një herë e një kohë ju pëlqente, ndoshta keni nevojë për një pushim. “Nëse ndjeni se po ju venitet shpirti i punës dhe nuk ju kujtohet më pse e doni punën tuaj, atëherë mund të jetë koha për një arratisje”, shton ai.
6. E keni humbur sensin e humorit
Një shenjë e dukshme është nëse nuk qeshni më si më parë, ose e keni të vështirë t’i merrni me qetësi situatat sfiduese të punës.
7. Një pengesë e vogël ju duket sa një mal
Gjëra për të cilat në të kaluarën thjesht do t’i jepnit drejtim lehtësisht, tashmë ju duken si pengesa të pakalueshme, shpjegon Kerr. “Mungesa e një perspektive të shëndetshme mund të jetë shenjë se duhet të çlodhni mendjen tuaj.
8. . Puna është epiqendra e jetës tuaj
Nëse i gjithë identiteti juaj është puna që bëni – aq sa keni harruar kush jeni në të vërtetë – atëherë është koha të merrni pushime, thotë ai.

9. Mendoni vetëm për punën
Nëse shumicën e orëve të lira i kaloni duke menduar ose duke folur për punën, mund të jetë një shenjë se duhet ta shpërqendroni veten me pushime, thotë Kerr.
10. Keni filluar të bëni zgjedhje të pashëndetshme për të përballuar stresin
“Nëse sapo ktheheni në shtëpi nga puna, instinktivisht pini një gotë verë, hani me tepricë apo hiqni dorë nga ushtrimet e zakonshme fizike, këto mund të jenë shenja se duhet ta gjallëroni pak jetën tuaj me pushime”, thotë Kerr.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor