Femijet 24 Korrik 2018

Lira Gjika revoltohet me prindërit shqiptarë: Kjo që bëni me fëmijët po iu heq emocionet

Femijet

llrikgj

Psikologia e njohur Lira Gjika, me anë të një postimi në Facebook, është ndalur te një prej temave që ndodh rëndom tek familjet shqiptare. Një zakon i prindërve për të përballur me forcë fëmijët me gjërat që i friksojnë, është një metodë e përdorur gjerësisht, dhe pasojat e saj nuk llogariten nga prindërit.
Pikërisht psikologia Gjika ka marrë si shembull rastin e përplasjes me forcë të fëmijëve në ujë, në mënyrë që ti largojnë frikën nga uji. Pavarësisht të qarës së fëmijës, prindi vijon praktikën i pashqetësuar.

Statusi i plotë:
Në një nga plazhet e jugut, një gjyshe nga këto të zonjat, që e kapin situatën për “brirësh”, i mori fëmijën dy vjec nënës nga dora dhe e futi në det, që t’i mësonte “lezetin e ujit”. Fëmija filloi të ulerije i tmerruar, por pa dobi, nëna rrinte dhe e shikonte duke qeshur dhe sikur nuk mjaftonte nëna indiferente, me të u bashkuan edhe të rritur të tjerë që qeshnin me ulërimat e fëmijës.
Ky zakoni makabër i të rriturve, që qeshin apo shkrihen gazit me fëmijën e vogël të tmerruar nga mospërfillja dhe frika, vazhdon të jetë praktike e zakonshme pa na preokupuar për pasojat që mund të shkaktojë. Prindër dhimsuria nuk është nje gje e lindur, ajo mesohet e zhvillohet nëpërmjet sjelljes së prindërve ndaj femijës dhe më pas edhe nga të rritur të tjerë pranë fëmijës.
Prindër kini kujdes nga këto sjellje tuajat. E para, frika nuk largohet duke e “përplasur” fëmijën në ujë dhe duke qeshur. Kjo mënyre vetëm dëmton mekanizmat e empatisë. Ju mund tu vijë për të qeshur por fëmija është i tmerruar. E dyta, a ju ka shkuar ndërmend se si do të ndiheshit në një situatë të tillë, që ju të ishit të tmerruar dhe ata që ju kanë në dorë të qeshin e tallen ? Prindër mos luani me emocionet e pa formuara të fëmijeve tuaj dhe mos u çudisni nëse një ditë fëmija juaj, mund të bëhet i pandjeshëm dhe indifferent ndaj të tjerëve, kështu e keni “gatuar” me indifference dhe të qeshura kur ishte keq.
Lira Gjika, psikologe

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor