Aktualitet 20 Korrik 2018

Fansat e konsiderojnë fyese dhe reagojnë ndaj fotos së Blerina Bombaj për vajzën mbipeshë

Aktualitet

blleriner

Ajo është një nga dietologet më të famshme në vendin tonë. Blerina Bombaj gjithmonë kujdeset që të këshillojë siç duhet ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, që të kenë një jetë më të shëndetshme.
Por postimi i saj i fundit nuk është pritur aspak mirë nga fansat e saj të cilët e kanë “masakruar” me komente. Ajo postoi një foto ku shfaqeshin katër çifte, ku meshkujt mbajnë në kurriz të dashurat e tyre, ndërkohë që njëra nga vajzat për shkak të mbipeshës qëndron përpara të dashuritë të saj.

blerina2
“Dikush t’i tregojë kësaj vajzës së mesit që zgjidhja është Blerina Diet. Kush nuk e merr dot me humor këtë status, të kalojë në faqe tjetër për moralin” , ka shkruar ajo në postimin e saj.
Pikërisht ky mbishkrim në foto, solli reagime të menjëhershme nga komentuesit, duke e kritikuar për atë që kishte shkruajtur.
“Po nëse ndihet mirë ashtu siç është?! Pse duhet ti heqim njerëzve dëshirën e të ushqyerit sipas dëshirës?”, i shkruan njëra nga ndjekësit.

blerina3
“Ky postim është mjaftë ofesniv, ajo ndoshta ndihet mirë me trupin e saj dhe ti sje askush për ta gjykuar.”, është një tjetër koment.
Mirëpo ndonëse Blerina e sqaroi se nuk donte të ofendonte askënd, fansat kanë vijuar me komentet, gjë që bëri që Blerina të fshijë postimin e saj./Panorama 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor