Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Me origjinë nga Amerika e Jugut, speci i kuq ka gjetur përdorim në të gjithë botën për shkak të efekteve të mrekullueshme në shëndetin e njeriut. Speci i kuq djegës ju ndihmon për të humbur peshe, lehtësuar dhimbjen, ju siguron qarkullim të mirë të gjakut dhe trajton ulcerat gastrike. Speci i kuq djegës ndihmon në humbje peshe duke rritur temperaturën e trupit tek një person. Kur temperatura e trupit rritet, trupi fillon të prodhojë djersë. Përmes djersës, trupi djeg më shumë kalori. Ky reagim është normal nëse konsumoni ushqimet pikante, sidomos tek njerëzit që nuk i konsumojnë shpesh. Sipas studimeve, trupi i një personi djeg deri në 10 kalori më shumë se normalisht deri në katër orë pas konsumit fillestar të specit të kuq. Kështu do të keni mundësi më të lartë për të humbur peshë. Duke shtuar spec të kuq djegës në dietë, ai mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut. Një nga përfitimet është mirëfunksionimi i enëve të gjakut, duke e lejuar gjakun të rrjedhë në mënyrë më të shëndetshme. Speci i kuq gjithashtu rrit funksionin kardiovaskular duke bërë që zemra të rrahë më mirë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...