Dasmat 29 Maj 2018

Meghan nuk mund ta kalojë muajin e mjaltit aty ku Harry ka çuar të gjitha ish të dashurat, ja destinacioni i ri dhe çmimi marramendës për një natë qëndrim

Dasmat

hoenkrw

U përfol se çifti i sapomartuar Princi Harry dhe Meghan Markle do ta kalonin muajin e mjaltit në Afrikë, por duket se destinacioni që ata vërtetë kanë zgjedhur është Kandaja, vendi ku filloi dhe historia e tyre e dashurisë. Kjo mund të shihet si një zgjedhje paksa e habitshme duke pasur parasysh se Kanadaja nuk njihet si një destinacion romantik për të porsamartuarit, por ka kuptim kur mësojmë se bëhet fjalë për Meghanin dhe Harryn.
Ndonëse asgjë nuk është zyrtare, besojmë se Kandaja ka përparësi ndaj zgjedhjes së parë, Namibisë pasi aty Harry kishte qenë më shumë se 4 herë dhe kishte çuar çdo të ish dashur ! Meghan s’është si gjithë të tjerat, ndaj nuk ka sesi ta kalojnë aty muajin e mjaltit. Çifti thuhet se do të qëndrojë në Fairmont Jasper Park në Alberta, ku qëndrimi për një natë në shtëpizat e drurit kushton 6818 dollarë.

venidde
Destinacioni i muajit të mjaltit ka ndryshuar disa herë që kur ata filluan ta planifikonin tha eksperti mbretëror Omid Scobie për ELLE.com.
Megjithatë ky resort është një destinacion i shkelur më parë nga pjestarët e familjes mbretërore sepse aty kanë pushuar në 1939, ndërsa Mbretëresha Elizabeta I dhe burri i saj Princi Philip në 2005. ELLE.COM/ LIVING

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor