Dasmat 22 Maj 2018

Detajet e «fshehta» të fustanit të Meghan Markle që nuk u panë nga askush ditën e dasmës

Dasmat

dasmafshehtet

Meghan Markle, Dukesha e re e Sussex habiti gjithë botën me zgjedhjet e saj më 19 maj! Nuk kishim më të voglin dyshim që vetë dasma mbretërore dhe ceremonia do të ishte lajmi i disa ditëve me rradhë, por ishin gjithashtu zgjedhjet e Markle të cilat u komentuan jo pak në mediat e huaja e jo vetëm.
Së pari fustanet e më pas grimi natyral, sjelljet e saj dhe shprehitë!
Clare Waight Keller, Drejtori Artistik i Givenchy, krijoi fustanin e parë, i cili u mbajt veshur nga Markle gjatë ceremonisë në Kishën St. George, por ndonëse në dukje aq i thjeshtë, sigurisht që kishte detaje që nuk u panë nga të gjithë. Living përmbledh më poshtë të gjithë detajet “ e padukshme” të dy fustaneve dhe aksesorëve që mbajti Dukesha ditën e dasmës.

bnusna

Fustani i parë kishte vetëm gjashtë shtresa (përfshirë astarin, dandellën në brendësi dhe cohën e përgjithshme). Markle i habiti të gjithë duke zgjedhur shtëpinë franceze të modës për fustanin e dasmës së saj në vend të një firme britanike. Por zgjedhja e reflektonte qartë stilin e saj të thjeshtë, por elegant.

Me shumë gjasa frymëzimi ka qenë Audrey Hepburn
Jo vetëm që aktorja e ndjerë ishte muza e Givenchy, por duket se ekspertët e modës gjejnë ngjashmëri mes veshjeve të prera për Hepburn dhe fustanit të Markle.

nusjned

Mungesa e zbukurimeve të fustaniet (qepjeve dhe punimeve me dore) theu një traditë mbretërore.
Kush punonte me vellon duhet të lante duart çdo 30 minuta

Markle kërkoi që pamja e saj ne dasmës të përfaqësonte 53 vendet e Commonëealth-it, dhe gjithçka u fsheh në vellon e saj.
Ekipi i dizajnit mblodhi nga një lule të veçantë për secilin nga vendet dhe i thurën me mjeshtëri në vellon 5 metra të gjatë.

Këpucët e saj ishin gjithashtu nga Givenchy.

Duket se tradita e do që nusja të ketë një detaj blu në veshjen e saj për fat dhe veç unazës në ngjyrë akuamarinë, pjesë e koleksionit personal të Dianës, këpucët e kombinuara me fustanin e dytë kishin gjithashtu detaje blu. Burimi: GOODHOUSEKEEPING

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor