Dasmat 19 Maj 2018

Dalin fotot e para të tortës së dasmës, e dekoruar me lule dhe 200 limona nga Amalfi

Dasmat

torower

U tha se torta e dasmës mbretërore do të ishte me shije banane, por nga lajmërimi i fundit i Kensington Palace mësuam se çifti kishte zgjedhur limonet si përbërësin “sekret” kryesor të tortës ! Në mars, rreth dy muaj para ceremonisë (pra ditës së sotme) u njoftua se Harry dhe Meghan kishin zgjedhur pastiçieren Claire Ptak për të bërë tortën e tyre të dasmës.

torrtaa
E thjeshtë, elegante, me shumë shtresa dhe e dekoruar me lule të freskëta, torta duket të jetë një harmonizim i të gjithë elementëve pranveror, pasi kjo ka qenë dëshira e çiftit ! Lule, limonë, ngjyra dhe aromë ndjellëse…

gettyimages 959650156 1526649560
Dhjetra trëndafila, lule limoni nga Amalfi (zonë shumë e njohur për limonët kokërrmëdhenj me aromë ) është e qartë se frymëzimi është stina e pranverës
Ptak përdori tërësisht përbërësit sezonalë dhe organikë dhe në vend të një torte tradicionale britanike me fruta, duket se të ftuarit e dasmës do të provojnë diçka ndryshe sot. LIVING/ BURIMI: MARIE CLAIRE

otorra

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor