Dasmat 17 Maj 2018

Pas skandalit me babain e Meghanit, familja mbretërore ka gati planin B, ja kush do e shoqërojë nusen në altar

Dasmat

wefwe
Dasma e Princit Harry me Meghan Markle , të themi më mirë telenovela mbretërore, përfundon këtë të shtunë ! Dramat nisën me problemet e familjes Markle dhe duket se pjestarët e kësaj familjeje të përzierë nuk dinin të ndaleshin! Në fillim gjysmë vëllai i Meghanit i shkruajti një letër të hapur Princit për të anulluar dasmën, më pas babai in nuses së ardhshme shkon dhe i shet fotot paparacëve, më pas ai refuzon të shoqërojë të bijën në altar se nuk do ta turpërojë atë dhe familjen mbretërore, më pas pohon se dëshiron shumë të jetë i pranishëm në ditën e saj më të rëndësishme e më pas i bie infarkt !
Ndonëse Kensington Palace nuk e ka konfirmuar ende mungesën e Thomas, një zëdhënës dha një deklaratë të shkurtër në fillim të javës, duke thënë se Markle dhe Princi Harry kërkonin që të kuptonin dhe të respektonin Zotin Markle në këtë situatë të vështirë.
Duke pasur parasysh shëndetin e tij, besohet se një plan B do të zbatohet më 19 maj ! Meghan Markel mund të shoqërohet drejt altarit nga e ëma e saj Doria Ragland.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që një grua shoqëron vajzën e saj sepse Mbretëresha Victoria shoqëroi gjithashtu princeshën Beatrice, në 1885, kur ajo u martua me princin Henry të Battenberg.
Princi William
Një anëtar i familjes mbretërore gjithashtu mund ta “marrë këtë detyrë”. Vëllai i princit Philip shoqëroi Princeshën Margaret në të vitin 1960 pasi babai i saj, Mbreti George VI, kishte ndërruar jetë.
Princi Çarls
Babai i dhëndrit nuk ka asnjë detyrë zyrtare gjatë ceremonisë, kështu që ai mund të shoqëroje nusen e djalit në altar.
OSE Meghan Markle mund të ece e vetme si një grua 36 vjeçare e pavarur ! Burimi: COSMOPOLITAN

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor