Dasmat 18 Prill 2018

Vendi i pazakontë ku Meghani dhe Harry do kalojnë muajin e mjaltit, Princi e viziton për herë të katërt

Dasmat

bukururew

Princi Harry dhe Meghan Markle do të lidhin kurorë më 19 maj dhe veç menusë, këngëtarëve që do të këndojnë live në dasmë, fustanin të Meghanit dhe sigurisë, nuk kishte sesi të mos flitej dhe për muajin e mjaltit. Ndonëse nuk është bërë njoftimi zyrtar për pushimet e para të çiftit të dashuruar si të martuar , Travel + Leisure citon se Harry dhe Meghan po planifikojnë të udhëtojnë në Namibi për muajin e mjaltit. Të porsamartuarit thuhet se do të qëndrojnë në Hoanib Valley Camp, në Kaokoland, sipas The Sun.

honekmmo
Sipas The Sun, Harry ka qenë në Namibi disa herë në të kaluarën dhe duket se është një destinacion i preferuar për princin. Ai e vizitoi këtë vend në vitin 2006 me ish të dashurën Chelsy Davy, gjatë vitit 2008 gjatë kohës së tij në ushtri dhe përsëri në vitin 2015.
Me Meghanin, Princ Harry ka shkuar për herë të parë në Botsvana në fillimet e lidhjes së tyre.

honerre
Megjithatë familja mbretërore duhet t’i mbajë planet e muajit të mjaltit të fshehta deri në përfundimin e udhëtimit, ashtu siç ndodhi me Kate dhe Ëilliam, të cilët pushuan për 10 ditë në Seychelles, por u mor vesh vetëm pasi ata ishin rikthyer në Angli.

nbukurt

safaroror

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor