Dasmat 18 Prill 2018

Lind vajzën vetëm 24 javëshe dhe organizon në spital dasmën e ëndrrave, fotot po bëjnë xhiron e rrjetit

Dasmat

martesasse

Ceremonia e martesës së Rubi Ferreira dhe të fejuarit të saj Tyler Campbell, do të ishte përrallore, po të ishte mbajtur buzë detit në qytetin Okinaëa në Japoni, por vitet do të kalonin e ndjesitë e asaj dite edhe mund të zbeheshin! Por të shkëmbesh unazat në maternitet, kjo po që nuk harrohet asnjëherë! Çifti amerikan, i cili e kishte organizuar ceremoninë e martesës në Japoni iu desh të riktheheshin në ShBA pasi e reja shtatzënë kishte patur probleme në javën e 24 të shtatzënisë.

bukururer
Pasi u trajtua për hipertension pulmonar, një sëmundje kronike të mushkërive, mjekët i thanë Rubit se duhej të sillte në jetë vajzën me operacion çezarin, pasi në të kundërt do të rrezikonte jetën. Çifti atë periudhë as nuk e mori me mend se do të përballej me një gjë të tillë, pasi të gjithë kohën e vëmendjen e tyre po e merrte organizimi i dasmës. Të dy e kuptuan se dëshironin të martoheshin dhe ardhja në jetë e vogëlushes, jo që nuk do i ndalonte , por do e bënte edhe më emocionuese atë ditë.

kujtimee
"Ne e dinim se nuk donim të prisnim më gjatë për t'u martuar, ne donim të siguroheshim vetëm që vajza jonë do të ishte aty", tha Tyler.
Stafi mjekësor në spitalin Birmingham (UAB) i ndihmoi ata të organizonin së bashku një ceremoni martese në vetëm dy javë.
"Të gjithë ishin të gatshëm të bënin gjithçka që do të duhej për ta bërë realitet ëndrrën tonë" nëna e re. "Të gjithë donin të siguroheshim që, edhe pse ndodheshim në spital, kjo të ishte dasma e ëndrrave "
Çifti ka në plan të kthehet në Okinaëa në fund të verës e ndoshta aty do të organizojnë një tjetër ceremony martesore, por këtë herë krahë vogëlushes së rritur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor