Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Mënyra më e thjeshtë, e shpejtë, praktike dhe pa shpenzime për të realizuar vezë të përsosura Pashkësh është ajo me anë të kartëpecetave të kuzhinës. Tashmë në supermarketet tona gjen të tilla që nuk janë thjesht të bardha, por me dizajne të ndryshme. Ne i morëm tonat në CONAD, sepse aty ishin dhe motivet më të bukura. Metoda me ngjitje e printeve është popullore tashmë për vezët, por kartëpeceta është më e përshtatshme se letra e zakonshme. Në këtë mënyrë, vezët tuaja do të kombinojnë shumë bukur kur të shtroni drekën e Pashkës.
Realizimi:
Kartëpecetat kanë tre shtresa shumë të holla, kështu që ju duhet të hiqni dy të tjerat dhe të ruani fijen ku është dhe printi. Lyejeni vezën me vinovil. Me anë të gishtave shkojini sipër vinovilit dhe përpiquni të mbetet sa më pak i tillë mbi vezë, aq sa do të mjaftonte për ngjitjen, pasi kur është me tepri vinovili mund ta zhubrosë fijen e hollë të kartëpecetës, duke e prishur kështu motivin. Në fillim bëhet gjysma e vezës, pastaj tjetra. Me gishta shtypeni letrën butësisht dhe nëse krijohen relieve dhe rrudha, shtrojini ato me anë të një kunje dhëmbësh. Lëreni vezën të thahet, sepse vetëm atëherë do të kuptohet rezultati i vërtetë.
Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...