Kuriozitete 21 Mars 2018

Hisoria e 92-vjeçares që po ndjek tani shkollën fillore ''Ëndrrat nuk kanë moshë, kam kohë për gjithçka"

Kuriozitete

lilnigga

Në qoftë se mendoni se ëndrrat kanë moshë, me siguri nuk keni dëgjuar të flitet a lexuar gjësend për gjyshen simpatike Güllü Saraç, e cila prej disa ditësh po realizon ëndrrën e saj të fëmijësirë, që është të mësojë të shkruajë dhe të lexojë. Gruaja 92-vjeçare nga nga verilindja e Turqisë është një nga tetë gratë të cilat po ndjekin kursin e shkrim-leximit në provincën Sinop, buzë Detit të Zi. Saraç është më e moshuara e grupit, por më e përkushtuara në mësime. 

nonninabukuroshe 

 “Për disa vjet fëmijët e mi provuan të më mësonin shkrim-lexim, por nuk ia dolën dot mbanë. Më pëlqen fakti që kursi po mbahet në shkollë, sepse gjithmonë kam patur dëshirë të ulem në bankat e shkollës”,- thotë ajo në një intervistë për agjencinë e lajmeve turke  ''Anadolu Agency''. Gjyshja simpatike, e cila po merr mësime çdo fundjavë në shkollën ''Gazi", thotë se për një kohë të shkurtër ajo ka mësuar të shkruajë, por shpreson që me ndihmën e mësuesve të aftësohet akoma dhe më shumë pasi ka një dëshirë të madhe të shkruajë një listë me emrat e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të saj.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor