Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
‘’Acqua e sale - Ujë dhe sapun” është një ndër bashkëpunimet më të suksesshem të këngëtarëve italianë Mina dhë Adriano Celentano, mirëpo në artikullin e sotëm do të flasim për efektin e shkëlqyer që kanë këta dy përbërës në kujdesin e përgjithshëm të njeriut. Living ju njeh me 5 arsyet pse duhet të përdorni ujë dhe kripë, si edhe efektet e tyre pozitve që nga trajtimi i akneve tek përmirësimi i sistemit tretës:
1.Lehtëson shërimin e plagëve: Përveç se shërben si një dizenfektues i shpejtë i plagëve, kombinimi i ujit dhe kripës lehtëson gjithashtu shërimin e tyre. Mjafton të tresni pak kripë të trashë deti në ujë të ftohtë dhe ta aplikoni mbi lëkurë. Shënim: Ky truk funksionon sidomos mbi plagët e lehta, në rastin e atyre më të rënda drejtohuni mjekut.
2.Lufton infeksionet: Uji i kripur ka gjithashtu një efekt surprizues në luftimin dhe parandalimin e disa llojeve të ndryshme të infeksioneve: si infeksioni vaginal (nëse keni irritim të zonës rreth vulvës mund ta shpëlani disa herë me ujë të ftohtë dhe kripë), infeksionet në gjuhë (prania e afteve në pjesën e brendshme të gojës apo gjuhë e bën të vështirë ushqyerjen dhe jo vetëm), kjo është edhe arsyeja pse duhet ta përdorni disa herë gjatë ditës si shpëlarës.
3.Përmirëson tretjen: Nuk duhet të harroni që procesi i trejtes nis që nga goja, prandaj është e rëndësishmë që të pini ujë me kripë pasi kjo e fundit lëshon amilazinë, një enzimë shumë e rëndësishme për tretjen. Kripa natyrale stimulon gjithashtu acidin kloridrik si dhe enzima të rëndësishme që shpërbëjnë proteinat. Por, jo vetëm, të gjithë këta përbërës bëjnë të mundur sekretimin e ushqimit në traktin intestinal dhe mëlçi për një tretje sa më të mirë.
4.Trajton papastërtitë e lëkurës dhe aknet: Kripa e trashë është një një eksfoliuesit më të mirë natyralë që i duhet fytyrës tuaj. Mirë po e kombinuar me ujë dhe pak vaj bimor, ajo kuron aknet, përmirëson qarkullimin e gjakut në fytyrë dhe mban nën kontroll yndyrën e tepërt.
5.Eleminon zbokthin e tepërt: Përzieni një sasi të caktuar kripë trashë dhe ujë, lëreni të tretet plotëisht dhe më pas me ndihmën e një furç aplikojeni direkt mbi skalp. Masazhojeni për pak minuta dhe më pas shpëlani kokën si zakonisht. Këshillohet që ky hap të bëhet gjithmonë pasi të keni përfunduar së bëri dush./Burimi ''COSMOPOLITAN"
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...