Keshilla per udhetimet 10 Mars 2018

Këshilla për udhëtimet, ja pse duhet t'i rezervoni biletat në orët e para të mëngjesit

Keshilla per udhetimet

traveling with kids

Pushimet mund të jenë periudha e artë e vitit që të gjithë e presni me padurim. Imagjinoni, nuk do t’ju duhet më të zgjoheni herët, të kaloni 100 peripecira në autobuz apo në trafik derisa të mbërrini, si dhe më pak e rëndësishmë ose jo (këtë e vendosni ju) nuk do t’ju duhet të shihni fytyrat e kolegëve për disa ditë. Mirëpo i gjithë ky skenar mund të kthehet në panoramën më të mjerueshme të vitit për të gjithë ata që duhet të presin në radhë në aeroport.Nëse doni të lehtësoni nga aeroportet e mbushura plot me njerëz mjafton thjesht të rezervoni një udhëtim herët në mëngjes. Pavarësisht që dhe humbja e gjumit është goxha e bezdisshme, sa më herët të mbërrini në aeroport aq më pak e bezdisshme do të jetë përvoja juaj me radhët e gjata të njerëzve. Sondazhet kanë treguar se fluturimet herët në mëngjes kanë më pak gjasa të vonohen se ato të pasdites e të mbrëmjes. Sipas të dhënave të FiveThirtyEight, për të shmangur vonesat është mirë të largoheni përpara orës 8 të mëngjesit. Që nga ky orar fillojnë vonesat dhe vetëm krijohen derisa arrijnë kulmin e tyre në orën 6. gjithashtu fluturimet herët në mëngjes janë më pak të prirura për turbulencë pasi sipas Laboratorit Kombëtar të Stuhive të Rënda shumica e stuhive dhe ajri i paqëndrueshëm është gjithmonë në periudhën e pasdites.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor