Cfare te vizitosh ? 27 Shkurt 2018

Dhjetë gjërat që mund t'i bëni falas në Budapest/Fotogaleri

Cfare te vizitosh ?

budapestete
Një nga qytetet më idilike të Europës është Budapesti e si i tillë duhet vizituar patjetër. Ky është vendi i duhur për t'u çlodhur. Të frekuentosh një ndër vendet me ujëra termale, është një ndër gjërat që duhet bërë me domosdo nëse je në kryeqytetin e Hungarisë. Nuk do t'u duhet shumë kohë për të parë vendet më domethënëse të këtij qyteti: Memorandiumin e Mileniumit, rrugën "Andrasi", Shtëpinë e Operas, Ndërtesën e Parlamentit, Kështjella në Buda ku ndodhet dhe Kisha Matias, ish-pallatin mbretëror dhe Bastionin e Fishërman. Kthimi në shtëpi do të jetë me aq shumë kujtime të ëmbla e të bukura saqë do t’u shtojnë dëshirën për udhëtimin e radhës. Por përpara se të merrni rrugën për në Budapest, lexoni çfarë mund të bëni falas në këtë qytet/ Living

1.Admironi panoramën e qytetit
Nëse doni të realizoni një foto kujtim nga Budapesti, ju këshillojmë të ngjiteni në kodrën Gellert. Këtu mund të shijoni panoramën e qytetit nga lart. Për t’u ngjitur deri lart ju duhet një çerek ore, ku ndodhet edhe Statuja e Lirisë. Peizazhi është i mrekullueshëm.
2. Jeta e natës në Gozsdu-Udvar
Nëse doni të shijoni jetën e natës ju këshillojmë zonën Gozsdu-Udvar, me rrugica të bukura dhe bare të këndshme.

Gozsdu Courtyard

3. Varri i Gul Baba
Varri i Gul Baba, një ndër monumentet më të famshme në Budapest. Për ta vizituar mjafton të rezervoni një vizitë falas. Rreth gurit të varrit të vitit 1540 është një kopsht romantik me lloje të ndryshme trëndafilash.

Gul Baba

4. Ecni përgjatë urave
Budapesti është i famshëm veçanërisht për urat. Danubi përshkon qytetin, mbi të cilin janë ndërtuar shumë ura që ju çojnë nga Buda në Pest.

Il ponte delle catene

5.“Sheshi i Heronjve”
“Sheshi i Heronjve” është simboli i Budapestit dhe një ndër vendet më të bukura të qytetit ku mund të ndieni atmosferën e kryeqytetit hungarez. Ai i kushtohet “kujtimit të heronjve që dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit”. Pasi të keni përshkuar “Andrássy út” në fund është statuja e Kryeengjëllit Gabriel, 36 metra e lartë.

Sheshi i heronjve
6.Bëni një ‘walking tour’
Për të zbuluar bukurinë e një qyteti të bukur si Budapesti, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shëtisni në rrugët e tij. Ju këshillojmë
‘walking tour’ të ndryshëm. “Free Budapest Tours” përfshin “Orientation Tour” që shkon nga Pesti te Buda dhe “Pest Tour” kushtuar komunizmit, regjimit të terrorit dhe fesë.

7.Vizitoni lagjen hebraike
Lagjja hebraike në Budapest është e famshme në gjithë botën. Këtu mund të vizitoni falas, sinagogën më të madhe në Europë, Muzeun Hebraik dhe varrezat. Arkitektura e bareve e shtëpive është unike.
8. Vizitoni muzetë
Budapesti ka muze të shumtë. Më të bukurit janë Muzeu i Arteve të Bukura, Muzeu Kombëtar dhe Galeria Kombëtare Hungareze.
9. Njihuni me artin hungarez
Jo vetëm muze, në Budapest ka galeri të shumta arti. Më e famshmja pa dyshim është Telp, Galleria Vàrfok me vepra arti bashkëkohore dhe Virag Judit Gallery me kryevepra të pikturës hungareze të shekullit XVIII dhe XIX.

Galeria Virag Judit

10. Vizitoni kështjellën
Një ndër gjërat që s’duhet të humbni kurrsesi në Budapest është kështjella. Këtu mund të shikoni qytetin nga lart dhe të zbuloni të shkuarën e këtij vendi. Hyrja në Muze dhe në Librarinë Kombëtare është me pagesë, ndërsa vizita nëpër kopshte është falas. / Lista nga Monitor.

Keshtjella ne Budapest

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor