Cfare te vizitosh ? 12 Shkurt 2018

Finlanda në sytë e një fëmije/ Fotogaleri

Cfare te vizitosh ?

livinerw

Flasim dhe shkruajmë shpesh për udhëtimet, por si për çdo gjë tjetër, asnjëherë nuk i pyesim fëmijët se çfarë mendojnë. Një humbje e madhe, po të kesh parasysh mënyrën origjinale që ata kanë për t`i parë gjërat. Ndaj kësaj radhe kemi shkuar në një destinacion shumë të largët, fare pak të njohur për shqiptarët dhe përmes syve të një fëmije kemi pikasur gjërat më të bukura të atij vendi. Drini Sula, një 15 vjeçar nga Tirana, ka rrëfyer për LIVING përvojën e tij disa vite mw parw me slitat e drerëve e qenëve, vizitën në një bar prej akulli si dhe takimin me Babagjyshin në rrethin polar... Finlanda perms syve të një fëmije!
Laplandi është rajoni më i madh në skajin më verior të Finlandës. Ai u ofron vizitorëve nga e gjithë bota, për të katër stinët, destinacione mahnitëse dhe kujtime të paharrueshme.

20141105081022 1687709119 10771 9
Dimri në këtë vend zgjat më tepër se gjysmë viti. Kafsha më e zakonshme dhe popullore është dreri, si pjesë thelbësore e natyrës finlandeze. Kultura vendase është një miks elementesh nga të gjitha drejtimet.
Suedia, Finlanda, Norvegjia dhe Rusia kanë ndikuar fuqishëm në kulturën lokale sámi. Ndryshimet ndërmjet zakoneve të Laplandit dhe atyre në rajonet e tjera finlandeze, janë të mëdha e domethënëse. Zona është e famshme për pistat e skive, fermat që rrisin qen të mrekullueshëm dhe të shtrenjtë si dhe për fshatin e famshëm të Babagjyshit.
* Slitat e drerëve: Drini me motrën e tij, Sindin, në slita që tërhiqen nga drerët brilopatë. Ky lloj dreri, i kudondodhur në Finlandë, përdoret për transport, por edhe për ushqim. Sallami e proshuta vendase, bëhen me mishin e tij. Shëtitjet me slita tërhequr nga drerët janë një nga atraksionet më të mëdha për turistët. Mund të zgjedhësh slitën që të përshtatet më tepër, në varësi të aftësive që ke. Disa slita mund t`i zotërosh dhe nëse nuk ke përvojë, por ka të tjera me shpejtësi ekstreme.

boart
* Bari prej akulli: Bari më tërheqës për turistët në Rovaniemi, Lapland.
Këtu nuk mund të porositësh një pije me akull, pasi gjithçka serviret në gota akulli. Çdo gjë, që nga tavani dhe deri te tavolinat e banaku ku ekspozohen shishet e alkoolikeve, janë prej akulli. Për të zbukuruar ambientin, përreth ka dhe plot statuja akulli.
* Slitat me qen: I njohim të gjithë slitat që tërhiqen nga një tufë qensh, por ta provosh nga afër diçka të tillë, është një ndjesi e papërshkrueshme. Qentë e borës janë shumë popullorë në Finlandë, ja pse ata janë të përfshirë në një sërë aktivite- tetesh të zonës. Që nga fermat për rritjen dhe trajtimin e qenëve, deri te garat. Nuk është e vështirë të drejtosh një slitë të tërhequr nga husky-t, megjithatë duhet pak përvojë për t`u argëtuar lirshëm në borë.
* Skitë: Në pjesën finlandeze të Laplandit, gjendet resorti më i madh i skive në Finland, Levi.
Shpatet e buta të kësaj zone janë më të përshtatshme për fillestarët apo mesatarët, por aty ka dhe tre pista për më profesionistët. 230 kilometra pista për të bërë ski dhe 886 kilometra rrugë për snovvboard e bëjnë Levin të përmbush shijet e një game të gjerë turistësh. Kompleksi ka dhjetë pista gratis për fëmijë dhe gjithashtu interesantë janë shtatë restorantet në majat më të larta.

icebarr
Në Fshatin e Babagjyshit
Mund të takosh Mjekërbardhin dhe të kalosh të magjishmin Rreth Arktik çdo ditë, nëse shkon në fshatin e Babagjyshit, 30 minuta larg qytetit të Rovaniemit. Babagjyshi e kalon çdo ditë të jetës në shtëpinë e tij, në këtë fshat ku ka 365 ditë festë. Ai përpiqet t`u përgjigjet sa më shumë letrave, të cilat ia dërgojnë me postë fëmijët nga e gjithë bota.
Duhen vizituar :
* Rrethi Arktik: Bie fiks në mes të fshatit të Babagjyshit. Një vijë e bardhë, e cila përcakton Rrethin Arktik, është e vizatuar në mes të parkut të madh. Turistët kanë hyrë zyrtarisht në Rrethin Arktik vetëm pasi të kenë kaluar këtë vijë.
* Zyra e Babagjyshit: Ndodhet në ndërtesën kryesore të fshatit. Vizitorët bisedojnë me Babagjyshin dhe bëjnë fotografi me të. Por ka një “orar zyrtar” dhe për Babagjyshin. Ai s’mund të rri tërë kohën në zyrë.
* Zyra Postare e Babagjyshit: Aty shiten suvenire për Krishtlindje, si kartolina apo cd. Vizitorët, pavarësisht se në cilën periudhë të vitit kanë qëlluar në fshat, mund të porosisin që kartolina të mbërrijë në destinacion për festa.

Gentian Minga

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor