Keshilla per udhetimet 29 Janar 2018

Një udhëtim në Marok me Fjoridën; nga viza te kënaqësitë e panjohura të vendit

Keshilla per udhetimet

markosh
Nga Fjorida Llaha

Për të udhëtuar në Marok, qofte edhe si turiste, ne shqiptarët kemi nevojë për vizë. Duhet të shkoni në zyrën më të afërt të ambasadës marokene për të aplikuar. Aplikimin duhet ta beni 15 ditë para duke paraqitur këto dokumenta:

1. Formularin e vizës turistike qe normalisht ua japin në ambasadë për ta plotësuar me të dhënat tuaja. 2. Biletat e udhetimit, (qofshin bileta avioni apo barke). 3. Rezervimin e hotelit për ditët e qëndrimit në Marok. Rezervimet e hotelit dhe udhëtimit nuk duhet të jenë detyrimisht të konfirmuara , keshtu qe mjafton edhe një para rerezervim në https://www.booking.com pa konfirmim, ( per shembull ), është i vlefshëm. 4. Një kopje të llogarisë tuaj bankare të tre muajve të fundit. 5. Një fotokopje të pasaportës se faqes kryesore. 6. Nje fotokopje të ID-se ose të lejes së qendrimit, nëse jetoni ne një shtet të huaj. Në Barcelonë, në zyrat ku unë aplikova, viza me kushtoi 20 euro.
Pasi te keni marre vizen bëhuni gati për udhëtimin …

DSCF7406

MARRAKESH, qyteti i arabeve dhe i bereberëve
Fluturimi jonë nga Barcelona në Marrakesh zgjati 2 orë dhe në orën 8:00 të mëngjesit, me orën lokale, shkelim për herë të parë Afrikën. Presim biletën e autobuzit për te shkuar në qendren e qytetit, në sheshin “Jamaa el Fna” , në pjesën më të bukur . Qytetet e vjetra arabe janë të rrethuara me murë, nga të gjitha anët dhe hyrjet për në qyetet janë në formën e harqeve, të dekoruara me ngjyrë bezhe dhe të bardhë . Medina më e madhe në Marok dhe ne botë është ajo në Fez, por ne nuk kaluam në këtë qyetet. Sheshi “Jamaa el Fna” është një kaos i vërtetë dhe duket sikur të gjithë banuesit e Marrakeshit jetojnë aty gjithë kohës. Të gjithë shesin ç’të munden, të gjithe merren me tregti, disa shesin rroba, disa suvenire, ushqime, lëkurë kafshësh, disa shesin bukë në rruge, të tjerë të ulin në një karrige për të bërë tatuazhe në duar, proteza dentare të perdorura, gjithçka. Duhet të kesh durim të futesh në brendesi të ketij kaosi per te zbuluar magjine e vërtetë: Punën artizanale.

DSCF7507
Unë në të vërtetë, kur udhetoj, nuk blej shumë suvenire, por Marrakeshit nuk mund t’i rezistoja, doja të prekja dhe të blija gjithçka. Pas ores 6.00 të pasdites disa prej shitësve fillojnë të largohen dhe ua lene vendin artitësteve dhe kuzhiniereve duke e shnderruar Jemaa el Fna ne shesh cirku dhe ngrënie. Tre këshilla për diten e pare: 1. Nëse keni në plan të bëni një rrugëtim jashtë Marrakeshit, prisni dhe blijini suveniret në fshatrat e vegjël, direkt nga artezanet dhe më lirë. 2. Për të ngrene ushqim tradicional ne Marrakesh prisni sa te shtrohen tavolinat e ngrënies ne Jemaa el Fna, çmimet janë shumë herë më të ulëta se ne restorant. 3. Kafen apo çajin e pasdites duhet ta pini në ballkonin e Café de France, http://ëëë.cafe-france-marrakech.com , rreth ores 17.30 për të parë se sa bukur perëndon dielli në Marrakesh.

Placa Jamaa El Fna

Bereberet…
Në Marrakesh jetojnë arabë dhe bereberë prandaj dhe gjuha që flitet aty nuk është arabe klasike por e përzierë me gjuhen berebere. Komunikimi ne Marok nuk është problem, vendasit kane si gjuhë të dyte frengjishten, të rinjtë gati te gjithe flasin anglisht, spanjisht, italisht, kjo si rrjedhoje e emigrimit të lartë në vendet mediterrane dhe ish kolonizimit prej Francës. Bereberet jane fise autoktone të Afrikes se Veriut, ish nomadë që jetonin ne dunat e Saharasë, me gjuhën dhe kulturën e tyre. Teorikisht jane islamë sunit, por me ndryshime te medha nga arabët, më tolerantë ndaj besimeve të tjera, praktikojnë fenë në mënyrë më modeste në tempuj të vegjël, gratë kanë aq të drejta sa më kujtonin pak bektashinjtë e Shqipërisë se Mesme. Larg në dunat e Saharase ekzistojnë akoma familje nomade por jetesa e tyre sa vjen e bëhet me e veshtire. Bereberet nomade merren me blegtori, artizani, nxjerrjen dhe perpunimin e fosileve por me vendosjen e gardhit elektrik ne kufirin Algjeri – Marok nga ana e gjeverise algjeriane i ka kufizuar shume levizjet dhe tregtine. Në krahasim me arabët niveli i jetesës së tyre është më i lartë, jo për shkak të të mirave materiale por atyre shpirtërore, ata vetëkonsiderohen të pasur dhe të lumtur. Dhe në fakt ndihet qetësia e tyre kur shkon në fshatrat afër Saharasë, probleme padyshim që kanë por kanë një mençuri dhe qetësi admiruese per t’i zgjidhur.

Jarones Marrakech
Kaluam vetëm 2 netë në Marrakesh, në shtëpinë e një mikut tim maroken, Issam, që e njoha nëpërmjet couchsurfing https://www.couchsurfing.com dhe diten e tretë nisëm udhetimin për në Dades.

DADES
Dades është qytet më në juglindje të Marokut, gati 310 km nga Marrakeshi por ushetimi jonë zgjati 7 ore sepse ndaluam rrugës nëpër fshatrat e vegjël, plus të ngasësh makinen ne Marok është e rrezikshme. Arrijmë në hotel në oren 19.00, gati errësirë totale. Atje fjetëm në një hotel të vogel të një familje berebere, ëëë.jardinesdedades.com , shumë bukur i dekoruar dhe na kushtoi dhoma bashkë me mengjesin 25 euro. Ditën tjetër, në mëngjes u zgjuam herët për të shkuar ne kanionet e Dades, për të shijuar peizazhet spektakolare . Lumi i Dades, përgjate rrjedhjës se tij ne Malet Atlas (malet me te larta ne Marrok, 4167 m ) midis fshatrave Boumaine Dades dhe Msemrir , formon këtë luginë shkëmbore, gjarperuese të quajtuar edhe “ truri i Atlaseve”.

IMG 20171223 162922

MERZOUUGA
Pasi vizituam luginen e Dades, nisemi drejt qytetit më të afërt me Saharane, Merzouga. Kaluam dy netë ne Riad Marhaba Merzane, ëëë.riadmarhabamerzane.com ku njohem Saidin, pronarin e riadit qe duam ta falenderojme shumë për çdo gjë.
Erdhi dita e shumepritur nga ana ime, të ecnim mbi Saahara. Kur isha e vogel gjitmonë e kam imagjinuar këtë moment por me dukej tepër larg, në anën tjetër të botës dhe kurre nuk do ecja mbi të. Na thane që për të ecur ne shkretetirë është e lodhshme dhe për te arritur në tendat ku kishim programuar të flinim ishte rrugë e gjatë, kështuqë paguam një udhëtim me deve. Hera e parë që shihja dhe prekja një deve, sa te larta qe janë! Hipem në deve dhe shoh rreth e rrotull, mbi deve ishin vetem turistët, djemtë vendas që drejtonin udhetimin, në këmbë. Devetë djersisin dhe pas 5 minutash vendosa të zbres. Nuk më pëlqeu udhetimi mbi deve, paptritur një ndjenjë superioriteti u bë shumë jokomode per mua dhe vazhdova ushetimin në këmbe. Të ecësh në shkretëtirë është edhe më e vështirë se të ngjisësh një mal, por udhetimi zgjati vetëm një orë, kështuqë nuk u lodha.

Jemaa el fna anochecer sunset

OURZAZATE
Lëmë shkretëtirën dhe nisemi drejt keshtjelles se rërës në Ourzazate, e mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 1987 dhe shesh xhirimi për shumë filma, ndër to “Gladiatori” , “Games of Thrones”, “Kleopatra”… Vetëm pak banorë vazhdojnë të jetojnë brenda kështjellës së fortifikuar ose ksar siç quhet ne gjuhën vendase, të tjerët jetojnë në pjesen e re te fshatit, te ndare nga lumi Ounila , strukturë të ngjashme me qytetin e Beratit.

Marrakech pallacos
Ourzazate ishte destinacioni jonë I fundit. Pasi vizituam në çdo detaj kështjellen marrim rrugen për në Marrakesh, për të kaluar naten e fundit para se te merrnim avionin për në Barcelone. Nuk mund te iknin pa ngrene edhe njehere pjaten tradicionale tajine , https://en.ëikipedia.org/ëiki/Tajine , në sheshin Jemaa el Fna ne tavolinat që shtrohen pas ores 6.00 te pasdites. Tajine është një lloj supe me mish (pule ,qengji ose viçi ) dhe perime që gatuhet në enë balte ne zjarr te ngadalte për gati 6 orë.

KESHILLA DHE INFORMACION Në Marok mungojnë kushtet higjenike prandaj sigurohuni të lani apo dezifektoni duart para se të hani . Mos pini uje nga rubinetet po gjithmonë nga shishe të mbyllura për të shmangur mundësine e një diarreje.
Nr. Urgjences 112 Nr. Policise 190 ne zonat urbane dhe 177 ne ato jourbane. Monedha vendase Dirham 1 EUR = 11,2 MAD
Marok , Afrike , me falni per padrejtesite dhe varferine ne te cilen jetoni, por egoizmi jone mbizoteron mbi ndenjat humane. Neve, njerezve qe jetojme me mire se ju , nuk na leverdis qe ju te ndryshoni, kontinenti jone i harruar ku filloi jetesa ne toke …

DSCF7502

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor