Cfare te vizitosh ? 23 Janar 2018

Qytetet më të lira për të shkuar me pushime këtë vit/ Fotogaleri

Cfare te vizitosh ?

sofissfr

Bullgaria është cilësuar si destinacioni më ekonomik për të shkuar me pushime në vitin 2018 sipas Barometrit të Shpenzimeve të Pushimeve të Post Office. Raporti krahason çmimet mesatare që pushuesit do të duhet të paguajnë për tetë elemente të rëndësishme gjatë pushimeve në 42 destinacione.
Këta artikuj përfshijnë çmimin e një kafeje në një bar lokal, çmimin e një shishe të madhe me ujë mineral, të kremit për mbrojtjen kundër diellit, të një darke me tre pjata përfshirë verën në një restorant të vendit. Duhet të theksojmë se në këtë studim nuk është përfshirë çmimi i fluturimit dhe qëndrimi në hotel.
Kostoja totale e gjithë këtyre elementeve në rezortin ‘Sunny Beach’ në Bullgari është më pak se 38 paund. Klikoni ne faqen e dyteargewrw


winter lights roppongi tokyo b4f60a4cc18b

Tokio është në vend të dytë, duke e bërë destinacionin më të mirë në distanca të largëta, me një kosto totale pak më shumë se 43 paund. Algarve është zhvendosur në vend të tretë, me një kosto mesatare pak më shumë se 44 paund. Destinacionet më të shtrenjta janë: China Town në Singapor, ku shpenzimet totale për të gjithë elementet e marrë në konsideratë arrinin 154 paund, ndjekur nga Jumeirah në Dubai dhe Muscat në Oman.

algarve 2532361a xlarge

Raporti jep një lajm të mirë për të gjithë ata që janë të pasionuar pas pushimeve. Çmimet janë më të ulëta krahasuar me një vit më parë në më shumë se 40% të destinacioneve që u morën në studim. Kjo ka ardhur pjesërisht për shkak të forcimit të paundit (veçanërisht në destinacionet më të largëta) por edhe për shkak të rënies së çmimeve të konsumit në ato vende. Klikoni ne faqen e dyte



Më poshtë janë destinacionet më të lira sipas raportit të Post Office 

Bullgaria (Sunny Beach) £37.92
Japonia (Tokio) £43.14
Portugalia (Algarve) £44.25
Republika Çeke  (Pragë) £53.40
Afrika e Jugut (Cape Town) £54.95
Spanja (Costa del Sol) £55.20
Turqia (Marmaris) £55.65
Qipro (Paphos) £57.72
Hungaria (Budapest) £65.39
Vietnami (Hoi An) £65.85
Indonezia (Bali) £66.61
Kenia (Mombasa) £66.77
Republika Dominikane (Punta Cana) £67.46
SHBA (Orlando) £71.82
Sri Lanka (Colombo) £72.12
Malajzia (Penang) £76.21
Greqia (Korfuzi) £77.83
Malta (Sliema) £78.46
Meksika (Cancun) £80.70
Kosta Rika (Tamarindo) £81.48
Tajlandë (Phuket) £86.27
Italia (Sorrento) £91.47
SHBA (Nju Jork) £95.88
Mauritius (Grand Baie) £96.03
St Lucia (Rodney Bay) £99.61
Koreja e Jugut (Seul) £103.11
Zelanda e Re (Auckland) £104.80
Xhamajka (Montego Bay) £105.53
Franca (Nicë) £106.45
Kanadaja (Vankuver) £106.46
Peruja (Lima) £109.81
Tobago £111.54
Antigua (Jolly Beach) £114.18
Australia (Darwin) £120.30
Kina (Pekin) £126.38
Kili (Santiago) £137.28
Brazili (Rio de Janeiro) £138.59
Barbados (St Lawrence Gap) £139.29
Oman (Muscat) £141
Dubai (Jumeirah) £141.23
Singapori (China Town) £153.72

Burimi:Monitor

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor