Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çfarë do të zgjidhnit, për të kënaqur veten, më mirë se sa një udhëtim? Ndonjëherë nuk është as e nevojshme që të shkosh larg, për ta shijuar, mjafton të jetë një vend i ri që të dhuron emocione të tjera e të njeh me një pjesë të botës që nuk e kishe përfyturuar më parë. Udhëtarët me kohë të plotë janë më fatlumët. Edhe nëse e bëjnë për punë, për të fituar të ardhura, përsëri nuk mërziten sepse kanë punën më të bukur në botë. Fjorida Llaha është një nga këta njerëz! Ajo është 28 vjeç, me origjinë nga Gramshi dhe me banim në Barcelonë, Spanjë. Bashkë me motrën e saj, Besmirën, është pjesë e grupit të blogereve në Barcelonë. Mjafton të shohësh fotografitë e saj për të kuptuar kënaqësinë që merrë.
Të dy motrat kanë qenë organizueset e para të hitchgatherin Albania, në Qeparo, në gusht të vitit 2015-të. Në mënyrën e tyre, ato përpiqen që të jenë të dobishme edhe për të tjerët. Duke na treguar hap pas hapi për udhëtimet që realizojnë, Fjorida dhe Besmira, përveçse na udhëzojnë (në rast se duam te zgjedhim një destinacion) na përcjellin pak edhe nga magjia e rrugëtimeve të tyre.
Aktualisht sapo janë kthyer nga udhëtimi i tyre në Marok dhe kanë bërë bashkë të gjitha përshtypjet e sugjerimet që duhet të ndjekë dikush që do të bëjë të njëjtin udhëtim. Kështu, motrat po bëhen pjesë e një guide të re që Living propozon përmes tyre. Pas Marokut do të shëtisim me dy motrat në çdo aventurë që ato do të ndërmarrin…Udhetoni me ne!
Living
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...