Truket e Sarës 22 Janar 2018

Sara Karaj: 5 furçat e grimit që do t’ju ndryshojnë jetën

Truket e Sarës

sarakkk

Pyetja që më ka ndjekur që në ditën e parë kur hapa kanalin tim në Youtube, është pikerisht kjo; vilat janë furçat e duhura?!
Sot dua të ndaj me ju 5 furçat e mia të preferuara , ato që më kanë ndryshuar cilësinë e aplikimit të grimit tim!

1- Furça e Foundation-it
Nëse dëshironi që foundation-i juaj të mos jetë i përhapur si lëkura e një zebre, nëse dëshironi që të mbroni fytyren tuaj nga bakteret e tepërta në duart e secilës prej nesh , përdorni një furçë !
Ju siguroj që bashke me cilësinë e aplikimit, do të ndiheni dhe më mirë me makeup-in tuaj , pasi aplikimi me furçë vendos në fytyrë sasinë e duhur të produktit dhe eleminon ndjesinë e parehatshme që foundation-i i tepruar na krijon.
Furça të cilën une sugjeroj ka nje forme ovale me fije te ngjeshura, jo me shume se 80 % , pra , jo 100 % kompakte.
Këtë furçë mund ta përdorni gjithashtu për të aplikuar Brozer-in ose Blush-in tuaj.

Furca e foundation

2- Furça e Pudrave
Kjo është një furçe e domosdoshme ! Është një furçë me majë dhe ka funksione të larmishme. Dy nga funksionet me të rëndësishme të saj janë :
1- Aplikimi i pudres ndriçuese poshtë syve.
2- Aplikimi i ndriçuesit në kockën e mollëzave , në majën e hundës e gjithashtu ne harkun e sipërm të buzës.

Furca e pudrave

3- Furça sfumuese e syve
Jam e sigurt që shumë prej jush kanë parë qindra video në rrjete të ndryshme sociale te vajzave të cilat krijojne look-e të ndryshme në sytë e tyre dhe keni menduar : “ Si dreqin e bën ?! “
Ja pra , ky eshte një nga sekretet ! Furça sfumuese , si nga vetë emri, sfumon tonet e aplikuara mbi kapakun e syrit deri në detaj !
Unë këtë furçë e përdor edhe për të sfumuar konturin e hundes.

Furca sfumuese

4- Furça e Penelit
Nëse dëshiron që peneli yt të jetë më i mprehte se thikat te cilat ndodhen ne kuzhinen tuaj,cfare po prisni akoma ?!
Kjo furçë mund të përdoret gjithashtu për aplikimin e produktit te vetullave. Është një furçë e sheshtë e cila e bën aplikimin e produkteve të saktë dhe të shpejtë.

Beauty blender

5- Sfungjeri “Beauty Blender”
Besoj se të gjitha e njihni sfungjerin çudibërës. Sinqerisht , me këtë sfungjer mund të aplikoni çdo gjë. Nga përbërja kremoze e pudrës, është një domosdoshmëri!
Këto ishin 5 aplikuesit pa te cilat unë nuk mund të krijoj një makeup të denjë. Jam shumë kurioze të lexoj cilat janë furçat tuaja të preferuara.

Lexohemi sërish te enjten , SARA KARAJ

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor