Cfare te vizitosh ? 15 Janar 2018

Mahnituni nga madhështia e Vienës dhe Budapestit/ Guidë 3 ditore

Cfare te vizitosh ?

budapeeste

Sapo sheh qytetin e Vjenës e kupton menjëherë përse është kurorëzuar si qyteti më i mirë për t’u jetuar. Ndoshta është madhështia e saj, mënyra se si është e organizuar, qetësia dhe buzëqeshja që kanë njerëzit, arti fin që e ndesh kudo, gjelbërimi dhe ajri i këtij qyteti që të bëjnë të njohësh një dimension tjetër të vetes si në asnjë vend tjetër. Përgjithësisht qytetet turistike janë dinamike dhe jo rrallëherë të zhurmshme, por jo Vjena.

vienaee

Gjëja e parë që të bën përshtypje në këtë qytet është qetësia dhe krejt natyrshëm pa kuptuar ti e gjen veten duke folur me një ton më të ulët se zakonisht dhe sigurohesh që shishen e ujit apo ambalazhin e çokollatës ta hedhësh në një kosh mbeturinash dhe jo kudo. Kjo është magjia e pare e këtij qyteti aristokrat dhe elitar, që të mahnit me parqet e pafundme të gjelbëruara plot lule e vepra arti, kështjellat shekullore, muzetë, galeritë e ndërtesat e vjetra. Një qytet i njohur për sharmin e tij të vjetër por që sot të magjeps nga bukuria. Bulevardin më i madh i Vjenës, Ringstrasse është një nga vendet më të admiruara të këtij qyteti. Këtu ka shumë për të vizituar, Parku i Qytetit, Opera Shtetërore, Muzeumi i Arteve të Bukura dhe Muzeumi i Historisë Natyrore, parlamenti, bashkia, Teatri Burg dhe Kisha Votive. Arkitektura mbresëlënëse, veprat e artit do t'u bëjnë të ndiheni sikur po sodisni një muze të jetuar që koha jo vetëm nuk e ka dëmtuar, por i ka dhënë shumë vlerë. Nuk quhet që ke qenë në Vjenë nëse nuk bën vizitë në ish-rezidencën perandorake, Pallatin Schonbrun.

image teaser lead

Do të shihni se ky pallat nuk është vetëm një rezidencë imperiale, por vendi ku janë zhvilluar festa të pafund, ku artistë të famshëm nga epoka të ndryshme kanë krijuar ambiente të një bukurie të rrallë. Të gjitha dhomat e pallatit kanë një histori të vetën, histori të ngjarjeve të cilat janë identifikuese të një atmosfere mbarëbotërore të epokës perandorake. Duke hyrë në këto ambiente do të prekni nga afër gjithë delikatesat që kanë shenjuar këtë periudhë. Qendra e qytetit ka shumë për të pare Rezidenca dimërore e Habsburgëve, Hofburg, do t'u lërë pa fjalë për madhështinë e saj. Karrocat me kuaj do t'u tërheqin vëmendjen në rrugën "Kärtner", dhe një pjesë të qytetit mund ta soditësh ashtu siç aristokracia vjeneze bënte dikur. Katedralja e Shën Stefanit është një vend pelegrinazhi nga i cili do ta keni të vështirë të ndaheni. Nëse do të udhëtosh për në Vjenë, të duhet edhe një veshje elegante. Në mbrëmje mund të shijoni një shfaqje në Operën Shtetërore dhe duhet të jeni të përgatitur.
Një nga qytetet më idilike të Europës është Budapesti e si i tillë duhet vizituar patjetër. Ky është vendi i duhur për t'u çlodhur. Të frekuentosh një ndër vendet me ujëra termale, është një ndër gjërat që duhet bërë me domosdo nëse je në kryeqytetin e Hungarisë. Nuk do t'u duhet shumë kohë për të parë vendet më domethënëse të këtij qyteti: Memorandiumin e Mileniumit, rrugën "Andrasi", Shtëpinë e Operas, Ndërtesën e Parlamentit, Kështjella në Buda ku ndodhet dhe Kisha Matias, ish-pallatin mbretëror dhe Bastionin e Fishërman. Kthimi në shtëpi do të jetë me aq shumë kujtime të ëmbla e të bukura saqë do t’u shtojnë dëshirën për udhëtimin e radhës.
Rruga e Durrësit , pallati 102, përballë Ambasadës së Vatikanit, 042228353

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor