Keshilla per udhetimet 9 Janar 2018

Dëshira për të udhëtuar është e shkruar në gene

Keshilla per udhetimet

udhdhetarr
Nevoja për të lënë gjithçka dhe për t’u nisur në një udhëtim është e shkruar në gene. Sigurisht, prindërit tanë, edhe nëse do të kishin gene të tilla, nuk mund të udhëtonin, nuk kishin as të ardhura e as nuk i lejonte njeri, ama dëshira ka qenë aty. Këta njerëz i dallon gjithnjë, ashtu siç janë lehtësisht të dallueshëm edhe ata të tjerët që përtojnë të bëjnë edhe lëvizjen më të vogël, që gjenden mirë në divanin e tyre, pa dalë nga shtëpia.

Sipas një studimi të bërë në revistën “Evolution and Human Behavior”, nevoja për të eksploruar, për të udhëtuar e njohur destinacione të reja, varet nga të ashtuquajturat ‘gene udhëtimi’; receptori i dopaminës (D4).

Të jesh udhëtar ose jo varet pra nga AND-ja. Sipas të njëjtit studim, geni i udhëtimit rregullon kuriozitetin dhe i bën njerëzit të ndjeshëm ndaj stimujve të jashtëm. Funksioni i tij është i lidhur me atë të dopaminës (që rregullon humorin).
Me pak fjalë, entuziazmi që provojmë përpara se të udhëtojmë mund të varet tërësisht nga ky gen. 

Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor