Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Kjo pjatë, përveçse e sofistikuar, ka edhe shumë përbërës. Përveç atyre që përmendim në titull, kemi shtuar edhe djathin mocarela dhe bacon. E gjitha është shërbyer me salcë brokoli. Një pjatë e sigurtë e festës!
KOHA E PËRGATITJES - 30 minuta
PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA:
• 600 g gjoks pate • 800 g brokoli• lëngu I një shege• 1 degë rozmarinë• vaj ulliri, kripë e piper• 5 lugë pana
PËRGATITJA:
1.Ziejmë brokolin në tenxhere me ujë e kripë. E kullojmë (ruajmë pak nga lëngu i zierjes së tyre) dhe i hedhim në një tas me ujë të ftohtë e akull që të ruajë ngjyrën jeshile. Më pas, i grijmë në mikser me 3 lugë vaj ulliri, panën dhe pak lëng nga zierja, nëse është e nevojshme.
2.Në gjoksin e patës bëjmë disa prerje me thikë te lëkura, e vëmë të skuqet në një tigan, në fillim nga ana e lëkurës për 3-4 minuta dhe më pas e kthejmë të skuqet në anën tjetër. E spërkasim me kripë, e sfumojmë me lëngun e shegës dhe e lëmë në zjarr edhe për dy minuta. Ndajmë purenë e brokolit nëpër pjata dhe vendosim sipër fetat e mishit.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...