Personazh 8 Dhjetor 2017

Shtatzënia e tretë e papritur e Estela Ujkës që për bashkëshortin e saj ishte e planifikuar

Personazh

estteklal
Pasi je bërë nënë e dy fëmijëve, qofshin djem apo vajza, njerëzit shprehen vazhdimishit:”Hajd, ishalla me një gocë!” (në rastin kur nuk ke vajza ) dhe e kundërta : Me një çun, kësaj radhe! Personalisht më ndodh të dëgjoj vazhdimisht të parën. “Hajd se të duhet goca, e ke për vete!” - Mes këtyre urimeve e kam kapur veten vazhdimisht të buzëqeshë e sforcuar, të miratojë me kokë e herë të tjera të kthejë një përgjigje sa për të ndryshuar bisedën: “Janë punët e Zotit. Po erdhi… mirë se të vijë “! Ndërkohë, vetëm mendimi më lodh! T’ia nisësh nga e para, të të prishet gjithë ritmi i ndërtuar i këtyre viteve, me netët pa gjumë, të qarat e vazhdueshme e belbëzimet e para e të tjera si këto. Uffff! Por po të jetë vajzë, sigurisht që do ia vlente çdo sakrificë!  E nëse, të vjen e papritur, ndoshta është dhe më mirë, sepse ndodhesh përballë faktit dhe dashur pa dashur fillon ta mendosh e thua, pse jo dhe një pjesëtar i tretë i familjes është i mirëpritur! 

Kështu, ka ndodhur dhe me blogeren e njohur Estela Ujka, që prej vitesh njihet si femra icon e modës. Pa komplekse dhe me një guxim ndryshe nga shoqet e saj fashioniste, ajo ka ditur të mbajë një ekuilibër mjaft të mirë duke thyer dhe “ rregullat “ e instagramit plot filtra ( kur para disa kohësh publikoi dhe foto me celulit e u përfol gjatë për transparencën e saj në rrjetet sociale).
Paçka të gjithave, Estela na ka treguar se di të ketë një familje të lumtur e vazhdimisht e ekspozon atë, duke marrë dhe më shumë klikime, sesa kur del vetëm. Gjatë këtyre viteve ajo ka kuptuar se po të jesh vetvetja, njerëzit të pëlqejnë më shumë dhe këtë mundohet ta transmetojë gjatë përditshmërisë së saj. Si mama e dy vajzave, të dyja në shkollë dhe pasditet janë të gjitha të përkushtuara në familje. Maksimumi që i lejon vetes është një aktivitet, mundësisht në fundjavë. Ajo gjithashtu është bankiere e bashkëshorte dhe e gjithë kjo kërkon përkushtim dhe pasion.
Sot, ajo ndodhet para faktit që një pjesëtar i ri do të vijë nga fundi i marsit. Për të qënë e sinqertë, nuk e kishte menduar edhe pse në deklaratat me miqtë shpesh bënte shaka e shprehej entuziaste dhe për një fëmijë të tretë, por me shpresën që nuk do të ndodhte vërtetë. Duke qenë pjesë e spektakleve që 17 vjeçe nuk kishte ëndërruar për një familje të madhe, por nuk i vjen aspak keq tani që familja e tyre do të jetë një e tillë. Estela kujton se shenjat e para të kësaj shtatzënie kanë nisur gjatë pushimeve të verës në Turqi

Vijon ne faqen e dyte


potrce
“E ndieja që nuk i afrohesha dot ushqimit dhe mendoja që kjo vinte si pasojë e sasisë që ofrojnë resortet andej duke mos e kuptuar që ndjesia e perzjerjes vinte nga tjetër shkak. Sapo u ktheva në Shqipëri bleva testin duke shpresuar që ishte thjesht një vonesë, por mesa duket nuk ishte ashtu. Mund te them që ndryshe nga 2 shtatzanitë e para tek kjo ndiej më shumë frikë e pasiguri se si do shkojë, por dhe si do e përballoj ngarkesën më pas. Barku në shtatzënine e 3-të dilka më herët dhe femra bëhet shumë më e ndjeshme. Mund të them që lajmi nuk ishte fare i papritur për bashkëshortin tim që mesa duket kësaj here e paska patur qëllim në vetvete dhe sigurisht që ishte një lajm shumë i bukur për vajzat, të cilat prej kohësh kërkonin një vëlla të vogël,edhe pse i kanë dy më të mëdhenj nga babai. Vajzat na u rritën dhe unë mendoja që na mjaftonin për familjen ideale që kisha në kokë. Por, mesa duket dhe një pjesëtar i ri do gjej vend të ngrohtë në strehën tonë. Ah, përveç qenit, mos e harrojmë!”.
Kur e pyes nëse pjesëtari i tretë do të jetë një fashionist apo fashioniste e vogël, më shprehet menjëherë :
As vajzat e as pjesëtari i tretë nuk mendoj se do të jenë të përqendruar tek moda dhe fotografia, duke qenë se mamaja i ka bezdisur mjaftueshëm. Ata do të zbulojnë pasionet e tyre, të cilat do i përmbushin dhe ne do t’i shijojmë bashkë me ta “.
Në fakt, ajo ka dashur shumë të përjetoj një shtatzëni në blog, pasi mendonte që me statusin e gruas e nënës do përmbushte një cikël të plotë :
- “Unë mendoj se shtatzënia është një periudhë shumë e bukur kur ti je në qendër të vëmendjes, me atë barkun e rrumbullakët dhe duhet të pranojmë që gratë shtatzënë kanë një nur ndryshe. Edhe me herët në blog unë kam dhënë këshilla për stilin gjatë këtyre nëntë muajve,duke theksuar që unë kurrë nuk kam blerë nga koleksionet Maternity. Kam zgjedhur veshje dhe prerje të cilat i rrinë një barku të rrumbullakët, por jo shtatzënave. Mezi po pres të ndaj me ndjekëset e blogut këtë eksperiencë dhe mendoj se përveç takave, të cilat do të qëndrojnë mënjanë ca kohë, pjesa tjetër do të jetë shumë argëtuese “
Para ca muajsh Estela u bë pjesë dhe e ekranit të TVSH –së. Një rikthim i saj, por që nuk zgjati për shumë kohë. Përvoja ishte mjaft e ngjeshur. Ngarkesa e një pune fikse në bankë dhe nga ana tjetër xhirime jashtë në periudhën e verës, kur personazhet e spektaklit shumica ishin me pushime. Ishte vërtetë një sfide.Një sfidë të cilën mendon se e ka fituar, falë mbështetjes dhe të kolegëve të saj. Rubrika që bënte ishte si një ëndërr në sirtar dhe shpreson që ta vazhdojw si projekt privat, pasi ka patur shumë interes dhe e ka shijuar shumë. Por, të gjitha këto angazhime nuk e bëjnë për asnjë çast të harrojë blogun, pikërisht e karikojnë për të patur energjitë e duhura :
“Blogu nuk është kthyer ende në barrë për mua. Eshtë diçka që e bëj me shumë pasion dhe marrë po kaq kënaqësi kur lexoj komente pozitive, të cilat e mirëkuptojnë aktivitetin tim. Unë gjej rastin të shpreh mirënjohje për gjithë ndjekëset e mia në rrjetet sociale, të cilat më pranojnë kështu siç jam e më duan për atë që iu transmetoj”.
Blogerja e njohur nuk ndihet ende gati për shtatzaninë e tretë, por po e përjeton pozitivisht duke u ushqyer shëndetshëm e duke u kujdesur për veten. Gjatë kësaj periudhe ndihet e dembelosur sa më s’ka dhe hormonet bëjnë të vetën në luhatjet e humorit. Por, të gjitha këto janë thjesht një periudhë kalimtare për të, sepse një buzëqeshje e pafajshme heq çdo stres e lodhje së bashku. Nuk ka nisur ende të projektojë përditshmërinë me tre fëmijë dhe as ta mendojë momentalisht. Dëshiron vetëm që shtatzënia ti shkojë mbarë dhe të jetë një fëmijë i shëndetshëm, ashtu si ne të redaksisë që i urojmë një periudhë sa më të qetë e të gëzuar! Fotografia : Armand Habazaj/ Nga:  Santana Çomora/ LIVING Vjeshte nr 27

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor