Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Dëshiron të zbukurosh shtëpinë pa harxhuar shumë? Falë ideve dhe riciklimit mund të shndërrosh ambietet me një stil praktik, të shpejtë dhe pa shpenzime. Mund të fillosh nga ngjyrat, të cilat e ndriçojnë dhomën në një çast duke dhuruar atmosferë. Të eksperimentosh me punët e dorës është një mënyrë për të stërvitur dorën dhe për të gjetur zgjidhje sa më kreative.
Ngjyrat e shtëpisë
Stina e bukur është koha më e mirë për të lyer shtëpinë, sepse falë temperaturave të larta, boja thahet më shpejt. Nëse dhomat janë të vogla, duhen zgjedhur ngjyra të hapura, si e verdha, roza pastel. Të cilat do ndriçojnë ambientin duke shtuar një notë ëmbëlsie dhe ngrohtësie. Mbi muret e bardha mund të krijosh një dekor vetë ose duke blerë stampa të gatshme.
Koha e pastrimit
Në shtëpi ka duhanxhinj ? Kalo mbi mure një sfungjer me ujë të ngrohtë e sapun: kjo zgjidhje natyrale është e përshtatshme për të larguar njollat e pista duke lënë një parfum dhe erë pastërtie. Përfito nga rasti për të hedhur objekte të cilat nuk e kanë më asnjë përdorim dhe thjeshtë zënë vend. Hapi i parë në pastrimin e shtëpisë, është padyshim largimi i objekteve dhe sendeve të tëpërta të cilat nuk përdorim më.
Riciklimi kreativ
Fillo nga një ambient, pasta vazhdo me dhomat e tjera. Në kuzhinë pirunjt e ricikluar trasformohen në një dorezë dere për dollapet. Nëse ke probleme me hapësirën shfrytëzo muret duke vendosur disa rafte druri ku mund të vendosësh mbajtëse erëzash apo orizi dhe makaronash. Sot falë paletave është e mundur realizmi i një arredimi origjinal. Vendos mbajtëse qirinjsh, lule, vazo me lule, bimë aromatike dhe kuzhina jote do të jetë një ambient perfekt relaksi.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...