A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Përfitoni nga fakti që frutat e sezonit të verës nuk kanë mbaruar ended he përgatisni me to një sallatë. Mund të jetë pjatë unike e darkës ose të shërbejë si antipastë e një vakti pak më të bollshëm.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 2-3 persona:
2 gjokse pule • 1 avokado • sallatë jeshile - disa gjethe • 5-6 rrepa të kuqe • vaj ulliri, lëng limoni • pak qershi të thata ose rrush të thatë
Për marinimin e mishit
2 lugë lëng limoni • 4 lugë lëng portokalli ose 3 lugë lëng limoni • 2 lugë vaj ulliri • 1 qepë e njomë bashkë me bishtat e prerë imët • kripë e piper sipas nevojës
Përgatitja:
1.Në një tas, përziejmë të gjithë përbërësit e marinimit. Shtojmë mishin e prerë në kubikë të vegjël, i përziejmë mirë me lugë, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë 2 orë në frigorifer.
2.Pas kësaj kohe, ndezim furrën në temperaturën 180° C dhe vëmë mishin, të cilin e kemi hedhur në tavë bashkë me lëngun. E pjekim për rreth 15/20 minuta. E lëmë mishin të ftohet plotësisht.
3.Në një tas, hedhim sallatën jeshile të grirë, rrepat në feta të holla, qershitë e thata dhe avokadon të prerë në copa. E spërkatim me kripë, vaj ulliri, lëng limoni dhe pak piper të bardhë, nëse ju pëlqen. Shtojmë fruta të freskëta sipas dëshirës. E konsumojmë menjëherë, pasi avokadoja nxihet shpejt.
SHËNIM: nëse dëshironi të kurseni kohë, pas marinimit, mishin mund ta skuqni në tigan me pak vaj derisa të marrë pak fare ngjyrë.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...