Keshilla mode 22 Shtator 2017

Si ia del Kate Middleton të qëndrojë mbi taka gjatë gjithë ditës, ja sekreti i saj

Keshilla mode

katemiddletond

Kate Middleton mund të jetë dukesha e Kembrixhit, por kjo nuk e bën atë imune ndaj problemeve të zokonshme të të gjithë njerëzve, siç janë plagët nga këpucët e larta.  Në fakt, duke marrë parasysh kohën që ajo duhet të kalojë mbi takat e larta na bën të mendojmë se ndoshta mund të ndjejë dhimbje edhe më shumë se femrat e tjera, por atëherë përse në fytyrën e saj nuk shfaqet asnjë grimë parehatie?
Sipas Vanity Fair Dukesha ka gjetur shpëtim tek shtresat e silikonit dhe sfungjerit që i japin asaj mbështjetje dhe nuk lejojnë që gishtat apo lëkura e saj të mavijoset apo t’i krijohen flluska. Kate është kliente e rregullt e firmës Alice Boë, e specializuar në krijimin e këtyre shtresave që nuk e kalojnë çmimin 20 dollarë, por kjo nuk do të thotë që firmat e tjera që prodhojnë këto produkte janë më pak efektive. Provojini dhe do të ecni mbi taka si një princeshë e vërtetë gjatë gjithë ditës. Burimi: VanityFair

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor