“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Jeni ftuar në një darkë shumë të rëndësishme dhe doni të keni vëmendjen e të gjithëve? Keni ditë që keni menduar për fustanin, këpucët, aksesorët, keni zgjedhur modelin e flokëve dhe tashmë jeni gati. Ndoshta jo edhe aq gati, pasi fustani që keni zgjedhur e bën dekoltenë të fundoset dhe të jetë thuajse e padukshme. Kjo që sapo përshkruam pak më lart është skenari më i zakonshëm për femrat me gjoks të vogël. Mund të provoni të vishni reçipeta me mbushje sfungjeri ose të provoni të qepni vijën ndarëse mes reçipetave duke i bërë të duken më të ngjitur, sërish nuk do të funksionojnë. Dhe duke qenë se nuk keni kohë as për të bërë ndonjë ndërhyrje në gjoks, gjë të cilën as që ua rekomandojmë, ju ftojmë të provoni trukun e mëposhtëm. Ajo që ju duhet janë thjesht dy të lyeni pjesën e kraharorit me dy fondotina në ngjyrë të ndryshme. Vijëzoni fillimisht pjesën e gjoksit dhe më pas ngjituni drejt klavikulave me një krem pudër të errët dhe më pas përdorni një nuancë më të hapur. Hapeni kremin me ndihmën e një sfungjeri duke sfumuar plotësisht ngjyrat, të cilat vetiu do e bëjnë dekoltenë tuaj të duket më e madhe. Për më tepër ndiqni videon.
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...