Një dasmë tjetër organizohet sot në shtëpinë e Big Brother VIP3
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Sot, Burberry lançon Mr Burberry Eau de Parfum, ky është kapitulli i fundit i linjës së Mr. Burberry në historinë e parfumeve Burberry. Krijuar nga Shefi Kreativ dhe Ekzekutiv Christopher Bailey në bashkëpunim me perfumerin Francis Kurkdjian, Mr. Burberry Eau de Parfum vjen me një aromë intensive dhe intime duke interpretuar portretin e Mr. Burberry Eau de Toilette. Në fushatë shfaqet aktori britanik Josh Whitehouse i veshur me veshjen tipike të Burberry, smooking pëlhurë angore, i cili përfundon me një kravatë të mëndafshtë të punuar me dorë.
Aroma
Mr. Burberry Eau de Parfum është frymëzuar nga jeta e natës Londineze. I ngrohtë dhe sensual, kjo fragrancë vjen si një shpërthim klasik i aromave të parfumeve mashkullore britanike. Në notat e larta të kësaj fragrance qëndron aroma e tarraganit me mbështëtjen e aromës së kanellës pikante duke u pasuruar me notat e patchoulit, qelibarit dhe vetiverin e tymosur.
Shishja e parfumit është një prezantim i pardesysë tipike të zezë të Burberry dhe të gjithë detajeve të spikatuara të dizajnit të saj. Kapaku i parfumit i referohet kopsave tipike të pardesyve Burberry, ndërsa nyja e lidhur me dorë, simbolizon pëlhurat inovative të krijuara prej më tepër se 100 vite nga Thomas Burberry. Shishja me ngjyrë të errët përcjell ngrohtësinë dhe sensualitëtin e kësaj arome.
Nga dita e sotme e gjeni në çdo parfumeri të Tiranës.
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...