Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Bizelet janë gjithashtu një bishtajor i sezonit veçse, thahen shumë shpejt. Një mënyrë e mirë për të përdorur këto të tanishmet gjatë gjithë vitit është që t’i merrni, t’i pastroni e t’i ruani në ngrirje. Sepse këtë recetë verore me shije peshku, mund ta gatuani shumë mirë edhe gjatë vjeshtës!
Përbërësit për 4 persona:
● 4 trofta të pastruara nga halat ose
peshk tjetër sipas dëshirës
● 200 g bizele kokërr
● 200 g patate
● 4 domate të thata
● 1 qepë
● vaj ulliri
● kripë e piper sipas nevojës
Përgatitja:
1. Në një tigan me pak vaj vëmë filetat e peshkut të skuqen nga të dyja anët për pak minuta. Fikim zjarrin dhe i lëmë mënjanë.
2. Në një tenxhere me ujë të kripur ziejmë bizelet, qepën dhe patatet të grira në kubikë, pasi t’i kemi qëruar.
Kur patatet janë zbutur, i heqim me një kullesë dhe i hedhim në mikser me pak vaj ulliri. I grijmë derisa të kemi një krem homogjen dhe i rregullojmë për kripë e piper. Ndajmë kremin e bizeleve nëpër pjata, vëmë sipër filetat e peshkut dhe copa domatesh të thata. E spërkasim të gjithën me pak vaj ulliri.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...