Menu për fëmijët 3 Maj 2017

Biskotat e kripura të pranverës me kos dhe perime

Menu për fëmijët

biskotatepranve
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Ndryshe nga biskotat e zakonshme, për shkak të formave e ngjyrave, këto në formë luleje zënë pak më tepër kohë se ato të thjeshtat ama janë koha më e mirë që mund të kaloni me fëmijët, në kuzhinë. Përfshijini edhe ata në gatim duke i nxitur të krijojnë figura biskotash sipas fantazisë.

Përbërësit:
200 gr miell
2-3 lugë vaj ulliri
150 gr kos në temperaturë ambient
Kripë, piper
Pak sodë buke

Për perimet që shërbejnë për shije dhe si ngjyrues:
Pak brokoli
2-3 karrota
1 panxhar

Përgatitja:
Së pari ziejmë perimet, secilën më vete, dhe i shtypim me një pirun. I lëmë mënjanë pa i përzier njëra me tjetrën dhe merremi me përgatitjen e brumit.
Në robot (ose me dorë) do të përziejmë të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të jenë bërë si brumë për pak minuta. E ndajmë brumin në tre pjesë dhe secilën prej tyre e përziejmë me njërën nga puretë e perimeve që kemi përgatitur. I lëmë të pushojnë për pak minuta dhe më pas bëjmë me to forma të ndryshme, përpara se t’i fusim në furrë. I pjekim në 200 gradë për pak minuta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor