Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Sara Bineri, Fotografia Armand Habazaj
Shpesh, mungesa e informacionit na mban larg një stili të jetuari shëndetshëm. Po të provoni këshillat e mëposhtme, do të shihni, me siguri, ndryshime në cilësinë e jetesës…
Mëngjese me aromë kokosi!
Provoni të lyeni një fetë bukë të thekur me vaj kokosi, në vend të gjalpit të zakonshëm. Shija e lehtë e kokosit, që në vajin e parafinuar të tij është akoma më e theksuar, çliron një aromë të këndshme dhe i jep më shumë shije bukës.
Krem për kafen tuaj
Një lugë vaj kokosi në kafe, mund t’ju japë më tepër energji dhe të zëvendësojë kremin e qumështit. Nëse provoni ta hidhni kafen në një blender, me pak vaj kokosi dhe sheqer diabetik në të, do të përfitoni një shije të pasur dhe të butë, pa
shtuar asnjë lloj qumështi.
Smoothie akoma më energjik
Shtoni 1 deri 2 lugë vaj kokosi për çdo lugë mjaltë, si dhe fruta për një rritje të përbërësve që luftojnë kolesterolin dhe do të shihni se, kjo i jep më shumë shije smoothie-t dhe shton yndyrat e shëndetshme në dietën tuaj.
Kokoshka të shëndetshme
Për këtë, hidhni në një tigan vaj kokosi dhe misër për kokoshka. Tundeni mire për t’u siguruar që të gjitha kokrrat të
jenë lyer me vaj dhe në fund, spërkatini me kripë Himalaje për të shijuar kokoshkat më të mira që keni provuar
ndonjëherë.
Për të pjekur e skuqur perime
Eliminoni nga kuzhina yndyrat e dëmshme. Me vaj kokosi mund të skuqni e të piqni gjithçka, duke përdorur atë sasi
që kërkohet në recetë.
Pije energjike
Për shkak të veprimit të shpejtë të yndyrave të tij, vaji i kokosit përçon më shpejt energji në trup. Në vend që të konsumoni pijet me sheqer të përpunuar, provoni që në ujë me fruta të freskëta të shtoni vaj kokosi dhe fara chia.
Nga Living
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...