Vajza e gazetarit Defrim Methasanit fiton betejën me sëmundjen e rëndë. Luna rrëfen çastet e vështira!
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Banania, e konsideruar ndryshe si thesari i shëndetit, është një ndër frutat më të shijshëm dhe të ushqyeshëm që ekziston. Gjendet në treg gjatë gjithë vitit dhe mund të konsumohet në çdo kohë. Bananet përmbajnë sasi të lartë kaliumi, mangan, selen, zink, fibra, acid folik, kompleksin e plotë të vitaminës B, vitaminë A etj. Të gjithë këta përbërës e shndërrojnë në frutin e preferuar të të gjitha moshave, por jo vetëm. Konsumi i bananes ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë, pasi falë përmbajtjes së saj luftohet anemia, diarreja, acidet gastrike të stomakut, tensioni i lartë i gjakut etj. Një ndër gjërat që na tërheq kur blejmë banane është pikërisht ngjyra e verdhë e tyre. Shumë persona tregohen skeptikë në lidhje me bananet e zeza (të pjekura mirë) dhe duan t'i konsumojnë sa më pak edhe pse ato janë po aq të ushqyeshme sa bananet e verdha, për më tepër lexoni pse duhet të hani banane me pika të zeza. Në qoftë se doni që bananet tuaja të ruajnë sa më gjatë ngjyrën, ekziston një truk fare i thjeshtë. Lagini mirë e mirë në ujë të rrjedhshëm dhe pasi t'i keni fshirë, mbështillni bishtin, pjesën mbështetëse, me letër alumini ose qese plastike dhe ruajini në temperaturë ambienti. Bananet do të ruajnë të njëjtën ngjyrë deri në 3-4 ditë që nga momenti që i keni blerë. Në qoftë se doni të përgatisni një sallatë me fruta dhe s'doni të bëni figurë të keqe para miqve duke servirur banane të nxira, hidhuni disa pika lëng limoni dhe ato do të ruajnë ngjyrën origjinale.
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...
Ai është një nga zërat më të bukur në Shqipëri dhe së fundmi të gjithë fansat mund ta njohin më mi...