“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Impenjimet e shumta në punë dhe aktivitetet e ndryshme bëjnë që shumë njerëz të kalojnë pak kohë në shtëpi, aq sa ajo të kthehet në një hotel ku thjesht hanë ndonëj vakt dhe flenë. Nga ana tjetër për shumë të tjerë shtëpia është po aq e shenjtë sa një objekt kulti dhe kujdesen që gjithmonë të jetë e pastër, e bukur dhe e këndshme. Një shtëpi e mirë duhet të vijë gjithmonë erë të mirë. Nëse jeni alergjikë nga aromat e rënda të parfumeve për shtëpi apo sprucatorëve, të cilët përpos të gjithave kanë edhe shumë përbërës kimikë, mund ta parfumosni atë në mënyrë natyrale. Me këshillat e Living çdo gjë do të jetë më e thjeshtë :
• Në qoftë se doni që në banjo të mos ndihen aromat e pakëndshmë përgatisni këtë parfum të thjeshtë . Në një enë shtoni dy lugë gjellë kanellë, dy lugë gjellë karafil të thatë dhe 1 litër ujë. Ziejini përbërësit bashkë dhe pasi të jetë ftohur lëngu filtrojeni. Hidheni në një shishe spray. Ky parfum natyral do të largoje menjëherë erërat e këqija nga banjoja juaj.
• Ju ka ndodhur që sa herë hapni dollapin të ndieni një erë të mbytur dhe thuajse si një ushqim i prishur? Mund të keni lënë kanatat hapur apo dhe të keni nxjerrë rrobat për t’u ajrosur, por aroma është po aty. Zgjidhja është shumë e thjeshtë: grimconi disa gjethe sherebele, gjethe dafine dhe gjethe halore të pishës. Më pas mbushni bustinat e përdorura të çajit dhe vendosini në kënde të ndryshme të dollapit. Këto tri bimë do të absorbojnë aromat e këqija dhe do të mbajnë dollapin gjithmonë të pastër.
• Dhoma e gjumit është një pjesë shumë e rëndësishme e shtëpisë. Në qoftë se doni që ajo të mbajë gjithmonë aromë të këndshme merrni disa feta portokalli dhe futini në furrë. Pasi të jeni pjekur paska , hidhuni sipër vanilje pluhur dhe kanellë. Futini në vazo qelqi dhe lëreni të hapur vetëm pak minuta ën ditë. Dhoma juaj e gjumit do të mbajë aromë shumë të mirë.
• Nuk ka rëndësi nëse sirtarët e komosë janë plot ose bosh,ato duhet të vijnë gjithmonë aromë të mirë. Për këtë arsye fusni brenda degë livandoje dhe gjethe dafina të thara. Gjithashtu mund të përdorni bimët dhe aromat tuaja të preferuara.
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...