Menu për fëmijët 7 Shkurt 2017

Njoki me panxhar, spinaq dhe shafran

Menu për fëmijët

mnjjokkiii
Fëmijët do t’i pëlqenin njomit edhe pa ngjyra por, nëse i gatuani kështu, do të jenë më tërheqëse për syrin dhe qiellzën. Mos përdorni ngjyrues artificial, ngjyrat më të bukura janë te perimet e freskëta!

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 4 persona:
600gr patate
150gr miell 0
1 e verdhë veze
kripë

Na duhen gjithashtu:
200gr spinaq
200gr panxhar i kuq i zierë më parë
2 bustinë shafran
1 degë sherbele
djathë Parmigiano i grirë
4 lugë gjellë bukë e thekur e grirë
arrë moskat, kripë
60gr gjalpë

Përgatitja:
1. Kur uji të ketë marrë valë, hedhim patatet në tenxhere dhe i lëmë të ziejnë derisa të shpohen lehtë me pirun. I qërojmë, i hedhim në një tas, i shtypim mirë me pirun dhe më pas me dorë. Shtojmë të verdhën e vezës, miellin e pak kripë. E lëmë mënjanë.
2. Spinaqin e zier (vetëm me lagështinë që ka nga larja e tij) e shtrydhim mirë nga uji dhe më pas e grijmë në blender. E hedhim më pas në një tigan që nuk ngjit dhe e thajmë nga lagështia për 5 minuta me flake të ulët.
3. Panxharin e grijmë në blender derisa të bëhet si pure.
4. Brumin për njoki që kemi përgatitur më parë me patate dhe pasi e kemi bërë gati me miell dhe vezën e ndajmë në tre tasa. Në tasin e pare hedhim spinaqin, e përziejmë mirë sa të bëhen si brumë homogjen. Në tasin e dytë hedhim panxharin, e përziejmë mirë edhe këtë me brumin. Në tasin e tretë hedhim shafranin dhe e përziejmë edhe këtë me brumin. I vëmë në një tavë të lyer me miell deri në momentin që do t’i gatuajmë. Marrim pak brumë nga secili tas, I japim formë të rrumbullakët dhe I vendosim në një tavë të madhe të spërkatur me miell.
5. Ziejmë ujë me kripë në një tenxhere. Kur të ketë marrë valë, hedhim njokit dhe, kur ato të dalin në sipërfaqen e ujit, janë gati. Koha e zierjes është afërsisht 4 minuta. Vëmë në zjarr një tigan me gjalpin, bukën e thekur të grirë dhe degën e sherbelës. Kur buka të ketë marrë pak ngjyrë e heqim dhe e hedhim mbi njokit së bashku me djathin e grirë. I shërbejmë menjëherë

Ruajtja: është mirë të konsumohen në moment. Mund të ruhen më gjatë duke i vënë në fillim në një tavë të lyer me miell për disa orë në ngrirje dhe më pas mund të futen në qese plastike, sërish në ngrirje, deri në momentin kur do të përdoren. Në këtë rast, do të hidhen në ujë të valuar, të ngrira, pa i shkrirë më parë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor