Make up 7 Janar 2017

5 truke si të aplikoni kremin pudër në mënyrë që të qëndrojë gjatë gjithë ditës

Make up

foundattinas

Në mëngjes pamja juaj është plot jetë, por a keni po të njëjtën freski në mbrëmje? Duket vështirë që tualeti të qëndrojë për më shumë se 10 orë, lodhja gati ju mbyll qepallat e syve, e thuasje çdo ditë nuk mbyllet me alegrinë me të cilën fillon. Living do t’ju tregojë trukun që do t’ju mbajë të gjallë gjithë ditën, sekretin e kremit pudër. Nëse ju aplikoni si duhet fondatinën , të jeni të sigurtë që fytyra juaj nuk do të duket aq e lodhur sa më parë. Ndiqni këshillat e mëposhtme
1. Zgjidhni një krem pudër sipas tipit të lëkurës
Zgjidhni formulën që rri më mirë në llojin e lëkurës tuaj.
Në qoftë se lëkura juaj është e thatë nuk mund të merrni një krem pudër mat sepse do t’ju thajë lëkurën deri në nivel qelizor duke krijuar çarje të vogla.
Duhet të përdorni një formulë të butë e hidratuese. Fytyrat e yndyrshme duhet të gjejnë një fondatinë që është për fytyrat “Oily skin”
2. Mos harroni të eksfoljoni fytyrën
Eleminimi i shtresave të vdekura të lëkurës do të bëjë që fondatina të përthithet më mirë nga lëkura dhe të qëndrojë më gjatë. Mjafton të bëni një scrub 3 herë në javë në kushte shtëpia dhe fytyra juaj do të jetë shumë e pastër. Scrubin mund ta bëni më pak sodë buke dhe disa pika uji derisa të formohet një si pastë. Fërkoni fytyrën me atë dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
3. Përpara se të aplikoni fondatinën gjithnjë lyeni fytyrën me krem hidratant.
Shtresa e parë në fytyrën tuaj duhet të jetë kremi hidratant. Kjo do e mbajë fytyrën të butë të lëmuar dhe do ta mbrojë nga substancat kimikate të kremit pudër.
4. Përdorni metodat e duhura të aplikimit
Ekzistojnë shumë mjete të cilat shërbejnë për përhapjen e pudrës në fytyrë, por furça mbetet më e mira. Në mungesë të saj sigurisht mund ta përhapni dhe me dorë.
5. Produktet kozmetike ruajini në vende të thata dhe në temperaturë normale. Tualeti nuk është vendi më i mirë për t’i ruajtur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor