"Lancaster" sjell furnizimin më të ri për pranverën; Çantat që nuk duhet t'i mungojnë kurrë gardërobës tuaj
Çantat janë një nga aksesorët që na vijnë ndërmend të parat për t’u ndërruar me ndryshimin e stin&eu...
Shkopinjtë e brumit nuk janë një pjatë e mirëfilltë ama janë gjithnjë të nevojshme për të thyer urinë e vakteve të ndërmjetme. Nëse keni me vete 3-4 prej tyre, nuk do detyroheni të bleni gjëra të pashëndetshme nëpër dyqanet më të afërta të punës! Mund t’iu shtoni ullinj dhe llojin e djathin zgjidheni sipas dëshirës!Fëmijët do t'i pëlqejnë shumë.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit:
● 1 petë sfoliat, mundësisht katror
● djathë kaçkavall i grirë, sipas dëshirës
● erëza sipas preferencës tuaj: rigon, susam, spec i kuq pluhur, etj.
● 1 e verdhë veze e përzier me një lugë qumësht
Përgatitja:
Hapim petën sfoliat me trashësi 2-3mm, me petës. E vendosim mbi letër furre që të mos ngjisë,
në një tepsi, dhe e vëmë në freezer për 15 min. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës me qumësht. E spërkasim me djathin e grirë dhe me erëza sipas dëshirës.
E vëmë përsëri 5 minuta në freezer dhe më pas e presim në rripa të hollë dhe jo shumë të gjatë (afërsisht 12cm). I përdredhim disa here dhe më pas I vëmë përsëri në freezer për 5 minuta. I pjekim në furrën e ngrohur më parë me 190gradë C, për 10/12 minuta.
Çantat janë një nga aksesorët që na vijnë ndërmend të parat për t’u ndërruar me ndryshimin e stin&eu...
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...
Kohët e fundit po qarkullojnë shumë të pathëna rreth Princesh Dianës, të cilat ose dalin nga familja mbretërore, ose n...