Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Dr. Emiljana Huti, Shefe e Departamentit të Onkologjisë, Spitali Amerikan
Sa më shpejt të zbulohet kanceri i gjirit, aq më shumë mundësi ka për kurimin e tij të plotë
me trajtimet që disponohen sot. Nëse ju konstatoni, nëpërmjet prekjes, një masë në gjirin tuaj duhet të drejtoheni menjëherë tek mjeku për të bërë ekzaminimin e gjirit. Një masë në gji mund të jetë malinje (kanceroze) ose beninje ( jo-kanceroze). Jo të gjitha masat janë kanceroze. Më shumë se 90% e tyre janë jo kanceroze. Fortësimi dhe/ose dhimbja e gjirit para ciklit menstrual është e zakonshme përshumë gra dhe nuk është shenjë e kancerit të gjirit. Masat e gjirit të cilat janë beninje mund të jenë solitare (të vetme) ose multiple (të shumta). Shpesh zhvillimi i tyre lidhet me efektet normale të hormoneve në indin e gjirit dhe nuk ekziston asnjë mënyrë për të parandaluar zhvillimin e tyre.
FAKTORËT E RREZIKUT
» Të qënit femër.
» Risku i zhvillimit të kancerit të gjirit rritet me moshën. Risku dyfi shohet në moshën midis 45-65 vjeç.
» Diagnostikimi i kancerit te gjirit tek një grua rrit riskun për të pasur një kancer tjetër të gjirit.
» Historia familjare për kancer gjiri, në veçanti diagnostikimi i kancerit të gjirit tek nëna, motra, tezja, fëmija e një gruaje rrit riskun për kancerin e gjirit të kjo grua.
• Nëse të afërmit (nëna, motra ose vajza) në momentin e diagnostikimit të kancerit të gjirit e kanë kaluar menopauzën, risku për të pasur kancer të gjirit është 2 herë më i madh se risku mesatar.
• Nëse të afërmit në momentin e diagnostikimit kanë qënë para menopauzës, risku për të pasur kancer gjiri është 5 herë më i madh se risku i përgjithshëm i grave.
• Në rast se e afërmja në momentin e diagnostikimit ka qënë para menopauzës dhe ka pasur kancer në të dy gjinjtë, risku është 9 herë më i madh.
MITET” RRETH RISQEVE TË KANCERIT TË GJIRIT
» Implantet e gjirit që përdoren në kirurgjinë plastike nuk rrisin në mënyrë direkte riskun për kancer të gjirit. Fakti që këto gra kanë risk më të lartë për kancer gjiri konsiston në faktin se ato nuk mund të bëjnë me lehtësi kontrollet me mamografi si gratë e tjera pas vendosjes së këtyre implanteve. Për këtë arsye gratë këshillohen të kryejnë një mamografi bazë përpara realizimit të një ndërhyrjeje të tillë kirurgjikale si dhe këshillimi me mjekun onkolog për të zgjedhur opsionin më të përshtatshëm për kontrollet për kancerin e gjirit.
» Kontraceptivët oralë
• Shumë studime kanë treguar se nuk ka rritje domethënëse të riskut për kancer të gjirit nga përdorimi i kontraceptivëve oralë.
• Disa studime kanë treguar një rritje të vogël të riskut për kancer të gjirit tek grate që kanë përdorur kontraceptivë të vjetër oralë të cilët kanë pasur në përbërjen e tyre sasi më të madhe estrogjeni sesa kontraceptivët oralë që përdoren sot.
» Reçipetat me tel nuk shkaktojnë apo rrisin riskun për kancer të gjirit.
» Mamografi a nuk shkakton apo rrit riskun për kancer të gjirit
» Një dëmtim apo vrarje e gjirit nuk shkakton apo rrit riskun për kancer të gjirit por në disa raste mund të rrisë vëmendjen drejt një mase ekzistuese në gji..
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...