Menu vjeshte 20 Nëntor 2016

Thjerrëza të përziera me perime

Menu vjeshte

thjjj
Nga Alma Verushi, Fotografia Armand Habazaj

399 kcal për racion
Kjo pjatë e shijshme është burim proteinash, karbohidratesh dhe fibrash, që së bashku mbajnë konstant nivelin e sheqerit në gjak dhe të krijojnë ndjesinë e ngopjes.

Sasia: Për dy persona
Vështirësia: Minimale
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 40 minuta

Përbërësit:
400gr thjerrëza të ziera, 150gr karota, 300gr patate, një lugë qepë e grirë, një domate, një spec i kuq, një lugë vaj dhe piper.

Përgatitja:
Në një tenxhere skuqni qepën. Hidhni domaten, karotat, specin dhe patatet të prera në kubikë dhe lërini në zjarr për rreth 25 minuta. Shtoni më pas thjerrëzat dhe piperin dhe lërini për rreth 10 ose 15 minuta të tjera. Nëse keni oreks, shoqërojini edhe me një antipastë me perime të stinës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor