Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Të vogla, të mëdha, të kuqe, jeshile, kafe, të zeza; thjerrëzat dhe fasulet janë sipas të gjitha shijeve dhe, tashmë, të gjithë e dimë që bëjnë mirë për shëndetin por, a janë të këshillueshme edhe në rastet kur duam të biem në peshë?! Nuk mund ta mohojmë që një pjatë me fasule apo thjerrëza të ngrohta, në dimër, është pikërisht ajo që na duhet për të kënaqur stomakun!
Pyetja nëse të shëndoshin thjerrëzat apo fasulet, na përket pak të gjithëve; atyre që janë në dietë por edhe atyre që pëlqejnë t’i hanë më shpesh se dy herë në javë!
100 gr thjerrëza kanë 120 kalori. Përgjigjja përfundimtare? JO, thjerrëzat nuk na shëndoshin. Janë shumë të mira për një dietë me pak kalori por kujdes, nuk duhet të abuzoni me kripën dhe yndyrën, gjatë gatimit.
Në 100 gr thjerrëza kemi 25 gr fibra që janë shumë të mira për të na dhënë ndjesinë e urisë! Për t’i bërë më të tretshme mund t’i bëni pure, pra, thjesht t’i kaloni në mikser! Funksionon thuajse njësoj edhe për fasulet, me ndryshimin që këto të fundit mund të kenë fare pak kalori më tepër!
Kujdes! Që të shmangni ndjesinë e fryrjes, duhet që të derdhni ujin e parë të zierjes së tyre!
Nga Living
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...