Rike Roçi nxjerr hapur produksionin: "Kam fol me familjen time"
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Për të humbur peshë dhe për të pasur një jetë të shëndetshme, duhet të gjejmë dietën ushqimore që përshtatet me organizmin tonë. Pothuajse 50% e italianëve kanë ndjekur një dietë ushqimore korrekte por, pavarësisht nga kjo, numri i personave mbipeshë, vazhdon të rritet. Kjo do të thotë se me gjithë përpjekjet, në shumë raste, dieta e ndjekur nuk jep efektin e duhur sepse nuk i përshtatet stilit të jetës.
Këtu janë disa pyetje për të kuptuar nëse keni ndjekur dietën e duhur:
1. A konsumoni ushqim vetëm kur jeni të uritur apo dhe pa shkak?
Dietat kufizuese e mbajnë organizmin në gjendje të vazhdueshme urie dhe kjo mund të ndryshoje metabolizmin, gjithashtu dëmton marrëdhënien me ushqimin dhe trupin. Është plani ushqimor ai që duhet të përshtatet me stilin e jetës tonë, në mënyrë që të bëhet zakon jetese, duke na ndihmuar të humbasim peshë në mënyrë natyrore.
2. A konsumoni karboidrate, proteina, yndyrna të mira dhe fibra, në çdo vakt?
Kombinimi i duhur i këtyre elementëve ushqyes është në gjendje të na sigurojë energjinë e nevojshme për të përballuar ditën. Kujdes nga dietat që në mënyrë drastike reduktojnë konsumin e tyre. Të gjitha janë të nevojshme për të përmirësuar metabolizmin dhe për të humbur në peshë në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
3. A jeni të kënaqur me dietën dhe rezultatin e saj?
Dietat e mira i dërgojnë sinjale pozitive për organizmit. Nëse ndiheni të lodhur, të uritur dhe të nervozuar, atëherë dieta që po bëni nuk është e përshtatshme dhe duhet ta ndryshoni.
4. Për sa kohë mendoni të vazhdoni dietën?
Dieta do të funksionojë në qoftë se regjimi ushqimor është i qëndrueshëm dhe i shëndetshem. Dieta e duhur nuk është diçka që duhet ta bëjmë vetëm për disa javë apo muaj, por mënyra e rregullt e ushqyerjes.
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...
Kush mund t’u rezistojë patateve të skuqura? Askush. Mirëpo, kjo kënaqësi mund të shkaktojë disa probleme për s...