Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Natyropatia , mjekësia plotësuese parandaluese, e cila zbulon dhe parandalon diagnozat dhe sëmund jet për të cilat jemi të prirur . Një mjekësi mijëravjeçare së cilës në të gjithë botën i jepet një rëndësi dhe vëmend je e veçantë. Tashmë edhe në Shqipëri ...
Të kemi shëndetin, se të tjerat rregullohen”. Ky është një urim i zakonshëm i shqiptarëve, I përdorur gjerësisht nga shumë popuj të tjerë të botës. Kjo sepse ëndrra e çdo njeriu është të jetojë gjatë, por mbi të gjitha të jetojë cilësisht – pra, të jetë i shëndetshëm! Personalisht do të pranoja të bëja një “pakt me Zotin”, nëse kjo do të ishte e mundur, që të jetoja 10 vite më pak, ama kohën e mbetur në tokë ta kaloja pa lëngime. Sa herë na duhet që për një problem apo një tjetër t’i drejtohemi ndonjë mjeku, dëshira jonë më e madhe është që të luftohet shkaku i sëmundjes, jo pasoja. Por a është e mundur të arrihet kjo, ndërsa sëmundja është në periudhën inkubatore? Ekziston pikërisht një disiplinë e mjekësisë që ndjek këtë filozofi, e që bashkon dijet e lashta me ato moderne, për t’i ngritur në ditët e sotme në nivel universitar. Natyropatia, mjekësia plotësuese parandaluese. Ndryshon nga mjekësia klasike që njohim (që njihet si allopatia), pasi kryen një ekzaminim më gjithëpërfshirës, duke shkuar deri në qelizat e organizmit, që përmes analizave tradicionale mund të mos manifestojnë asnjë problem. Ndonëse e diskutueshme deri diku nga mjekësia klasike, ishte vetë kryemjeku i antikitetit, Hipokrati, një prej mbështetësve të kësaj discipline mjekësore që bashkon anatominë, fiziologjinë, patologjinë, biokiminë, ushqyerjen dhe që e kontrollon organizmin në 360 gradë, përmes iridologjisë, kinesiologjisë, terapisë së ujit, luleve, aromave, rifleksologjisë plantare, akupunkturës, etj. Mbi të gjitha, duke çuar në harmoni ekuilibrin e trupit me metoda natyrale, jo invazive e pa efekte anësore, se nuk bombardoheni me kimikatet e ilaçeve sintetike. E kush mund të ketë më shumë nevojë për të se ne njerëzorët e kësaj epoke, ku secili prej nesh është prekur nga stresi, lodhja, zakonet e këqija të jetesës, dieta jokorrekte, të cilat reflektohen me probleme në organizëm? Kjo disiplinë holistike (gjithëpërfshirëse) që ka për qëllim të fitojë mirëqenien e trupit, shpirtit dhe aspektit emocional, mund të ndërhyjë për të përmirësuar çrregullime si depresioni, por edhe të ndihmojë në shmangien e shumë sëmundjeve që shfaqen në horizont.
Vijon në faqen e dytë
“Rastësia që më prezantoi me natyropatinë” Prej pak kohësh, edhe Shqipëria renditet ndër vendet ku një natyropat ushtron profesionin e tij. Fati e solli që në vitin 2005 Arben Gjoni të kishte probleme shëndetësore. Në kërkim të zgjidhjeve më të mira për t’u kuruar, ai iu drejtua shumë e shumë mjekëve në Itali. Bluzat e bardha arritën në përfundimin që ai nuk kishte asgjë e që problemet e tij mund të çonin në sëmundje të cilat ende nuk ishin shfaqur. “Pra, unë isha i sëmurë, por nuk mund të kisha një diagnozë”, tregon Gjoni, të cilit iu tha që të vijonte i qetë jetën, me shumë gjasa, derisa të sëmurej. Pas kësaj do të mund të merrte edhe kurën më të mirë. Por informacioni që i dhanë mjekët nuk e la të qetë, ishte si një mandate me afat të shkurtër skadence. “Nuk më mbante vendi, ndaj u vura në kërkim të një specialisti në fushën e mjekësisë që mund të konstatonte dhe eliminonte problemet para se ato të shfaqeshin si sëmundje. Gjeta një të tillë në Brescia të Italisë dhe pasi u vizitova ndoqa një kurë ushqimore, e cila për 3 javë m’i eliminoi pothuajse të gjitha problemet. Më pas u regjistrova në një librari on line, ku blija çdo javë libra mjekësorë dhe për rreth 2 vjet nisa të studioj si autodidakt, për
anatomi, fiziologji, patologji etj.”, vijon më tej ai, në rrëfimin drejt gjetjes së shtegut që do ta çonte në profesionin e ardhshëm. Deri në atë moment, Arbeni kishte punuar në fushën e artizanatit, por jeta na rezervon shpesh surpriza dhe të papritura të këndshme. “Më në fund kuptova që ka edhe një profesion tjetër që quhet natyropati, që parandalon sëmundjet dhe që ecën në bashkëpunim me mjekësinë allopatike, jo në përplasje me të. Prandaj, që të mos dëmtoja më veten me dieta dhe mendime të shprehura jo nga specialistë, vendosa të studioj për tre vjet për Natyropati, pranë Institutit Luina të Torinos”. Praktika e punës së një natyropati është e thjeshtë; ai përpiqet që përmes një vizite të detajuar, që e kemi kryer edhe ne, të parashikojë sëmundjet që mund të shfaqen në horizont dhe t’i këshillojë marrësit (sepse personi në këtë rast nuk quhet as klient, as pacient, meqenëse nuk është ende i sëmurë) të kujdeset për veten nëpërmjet një regjimi ushqimor të përshtatshëm dhe integratorëve ushqimorë, fitoterapikëve, mikoterapisë, luleterapisë, etj. Vetëm në rast se një sëmundje i ka dhënë sakaq shenjat e veta, natyropati e drejton “marrësin” te mjeku. Për Arben Gjonin, që e ka çelur klinikën e tij në Tiranë në tetor të 2013- ës, ky hap ka rezultuar sfidues. “Nga mijëra persona që kam vizituar deri më tani, më rezulton se “marrësit” duhet të kenë patjetër një nivel mesatar ose mbi mesatar intelektual. Të jenë njerëz të shkolluar ose të informuar mbi organizmin, shëndetin dhe dobinë e ushqyerjes. Por për fat të mirë 99% e personave që janë drejtuar pranë kësaj studioje kanë qenë të tillë, fuqia e fjalës ka bërë të vetën, njerëzit më kanë rekomanduar te njëri-tjetri”. A ka skeptikë? Sigurisht që po, aq më tepër që ne shqiptarët zakonisht takohemi me një mjek vetëm kur largqoftë sëmundja i ka shfaqur bindshëm simptomat e veta e kur nuk e shtyjmë dot më nga dhimbjet. Ndërsa me natyropatinë duhet të fitojmë një kulturë të re, atë të kujdesit për shëndetin “in advance”, pra, para se të na bjerë sirena e alarmit. E njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në disa vende të botës natyropatia është pjesë e sistemit kombëtar të shëndetësisë, siç është rasti i Francës, Zvicrës, Gjermanisë, Holandës e Belgjikës, ndërsa SHBA -ja ka ngritur institute të posaçme natyropatie prej më tepër se 110 vitesh.
nga Fjoralba Shahaj | Fotografia: Armand Habazaj
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...