"Lancaster" sjell furnizimin më të ri për pranverën; Çantat që nuk duhet t'i mungojnë kurrë gardërobës tuaj
Çantat janë një nga aksesorët që na vijnë ndërmend të parat për t’u ndërruar me ndryshimin e stin&eu...
Edhe pse është një pjatë e shpejtë, që përgatiet thuajse për 5 minuta, nuk është e pa shëndetshme. Zgjidhni djathin filadelfia pa yndyrë dhe bashkë me panxharin do të marrë një shije shumë të mirë e të freskët. Edhe në rast se fëmijët refuzojnë ta hanë panxharin në sallatë, mund t’i ‘gënjeni’ që ta hanë në këtë mënyrë.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 6 copë (aq sa në fotografi)
Bukë e bardhë për tramezzini, 3 feta të gjata
100 gr djathë filadelfia
¼ panxhar i kuq i zierë paraprakisht
Kripë, piper
Gjalpë
Përgatitja:
Në blender grijmë djathin me panxharin, pak kripë dhe piper derisa të kemi një krem homogjen me ngjyrë. Presim fetat e bukës në 6 kuadrate. I lyejmë secilën me pak gjalpë dhe një shtresë me kremin e mësipërm. I vendosim sipër njëra-tjetrës, i vendosim sipër nga një kruajtëse dhëmbësh dhe i ruajmë në frigorifer të mbuluar me letër plastike për kuzhinë deri në momentin që do t’i shërbejmë.
Çantat janë një nga aksesorët që na vijnë ndërmend të parat për t’u ndërruar me ndryshimin e stin&eu...
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...
Kohët e fundit po qarkullojnë shumë të pathëna rreth Princesh Dianës, të cilat ose dalin nga familja mbretërore, ose n...