Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Nga Iva Tiço
Nëse për një gjysmë ore, kur mbetesh pa internet në telefon dhe mendon që ke humbur kontaktet me botën, si mund të rrish pa të dhjetë ditë? Si mund të mbijetosh jashtë rrjeteve sociale kur të gjithë janë aty brenda? Si shtyhet darka kur mungon Ëhatsapp-i, Viber-i dhe BBM-ja?! Ditari i një gazetareje, që I futet “dietës teknologjike”.
E premte
“Puç dhe una”, është mesazhi i fundit që shkruaj në inbox dhe pastaj bubrroj në settings sa të gjej butonin “deactivate” të Facebook-ut. Eshtë ora 18.05 kur ia dal ta shkëpus dhe pastaj, për pak sekonda, mbyllet opsioni ‘Ëi-Fi’ dhe mbyll ‘cellular data’. 3G zhduket nga ekrani dhe në vend të saj lexohet VodafoneAL. Vetëm pesë minuta më vonë nga sa kasha marrë vendimin për të jetuar dhjetë ditë me një telefon të thjeshtë, ia kisha dale të shkëputesha. Tani duhet që thjesht vendimi të mbahet. Dy muaj të shkuara ia kam dalë të qëndroj gati tri ditë pa Facebook. Llastohesha, teksa më shkruanin në Ëhatsapp, apo më merrnin në telefon për të më pyetur a isha mirë dhe nëse më kishte ndodhur ndonjë gjë, ndërsa në ato tri ditë kisha postuar në Instagram, aq sa më përpara e bëja në një javë. Veç përkëdheljeve, nuk kisha arritur ndonjë gjë më shumë, ndërsa vendimi kësaj radhe është ndryshe: dhjetë ditë pa Facebook, Instagram, Ëhatsapp, Viber, BBM. Pa gjithë ato gjëra, që dhjetë vjet të shkuara nuk ishin fare në fjalorin tone dhe gjithsesi jetohej për bukuri. “Vërtetë dikur ia dilnim për bukuri, por është e vështirë të qëndrosh jashtë rrjetit, kur ne të gjithë jemi brenda”, më thotë Ilva, kur disa orë përpara i them që të më shkruajë sms të thjeshta ose të më marrë në telefon për çdo gjë… Sikur po nisem në ndonjë ishull të shkretë, edhe pse jam në të njëjtin apartament dhe kam të njëjtin numër telefoni e nuk do humb asgjë. Nuk mund të çmend deri në atë pike, sa të mbyll edhe emailin, sepse nuk është as periudhë pushimesh dhe nuk ia vlen të vë në rrezik të gjitha punët e mia. Dhe sigurisht që kjo “dieta” teknologjike
nuk kufizon as faqet dhe portalet online, sepse dhe ato janë pjesë e punës. Por që të shmang hapjen e Facebook-ut në zyrë, detyrohem ta çaktivizoj për gjithë këto ditë, sepse sado me vullnet ta mbaj veten, e di që do e kem të pamundur të mos futem aty nga kompiuteri i zyrës. Kurse për Instagramin nuk ka asnjë rrezik, për aq kohë se e hapja vetëm në celular. Idealja, por dhe ideja më vintage, do ishte të nxirrja Nokian e vjetër (I thërrisnim bussines, sepse i mbante bateria mbi tri ditë dhe e përdornin gjithë ata që kishin biznese, pra flisnin shumë në telefona), por për iPhoni-in duhet kartë e vogël dhe nuk mund të shkoja në dyqan, të merrja kartë tjetër, për ta zëvendësuar pas dhjetë ditësh… Në fund të fundit një kalitje më shumë për durimin, kur e di që mjafton të bësh një prekje të vogël në ekran dhe t’i rikthehesh botës së qytetëruar të internetit.
E shtunë
Gjumi më ka dalë disa herë, si çdo natë dhe kam prekur telefonin në krah të jastëkut për të parë kush ka shkruar. Zakonisht në të tilla pushime nocturne, lexoj ndonjë gallatë, thashethem apo komente mbi studiot e vona televizive, që bëjmë me një grup prej dhjetë vjetash me shoqe/kolege, e që unë si më gjumashja I shoqëroj me ‘hahahaha më kënaqët’ në mëngjes. Nëse nuk do ishte për “My Tom”, që kërkon ta çoj në banjë dhe ta ushqej, nuk do kisha asgjë për të bërë me celular, derisa të përgjumesha sërish. Kam zgjedhur një ditë të mirë për të qëndruar pa rrjet: nga ato të shtunat me shi, kur nuk të dilet fare nga shtëpia e që mund të kalohen duke qëndisur dhe gatuar. Një shoqe që diku nga dreka më kërkon diçka, më merr në telefon dhe më pyet a mund të vijë ta ma marrë në shtëpi. Nuk ka vëne re fare që mungoj në Facebook dhe unë nuk e pyes nëse më ka shkruar në Ëhatsapp. Pas drekës duket koha ideale për të parë tre orë e gjysmë rresht “Na ishte njëherë Amerika. Në kohë normale do bëja një status, ndokush do më komentonte, pastaj do ktheja përgjigje e kështu do vazhdonim gjithë kohës. Por tani, dua s’dua, përqëndrohem tek filmi, plot tre orë e gjysmë dhe ndërprerjet janë vetëm në drejtim të frigoriferit apo kutisë së biskotave në tavolinë. Pas filmit marr librin “Shpirt i egër”. Si në kohët e fakultetit, kur duhej të lexoja shpejt për seminarin e radhës, edhe tani kam afat: të enjten duhet të flas për këtë botim të ri nga “Living” në një emision pasditeje, ndaj deri atëherë duhet ta kem mbaruar. Pra duhet të lë përgjysmë librin “Stambolli” të Orhan Pamuk-ut, që e kam nisur në datën 30 dhjetor, ndërsa nisesha për të kaluar vitin e ri në Stamboll, e kam mbajtur në çantën e dorës edhe dhjetë ditë më pas, për ta lexuar në avion kur udhëtoja për Barcelonë (në fund doli që lexova revistën e Alitalias) … Me shpresën që do ia dal, se deri të enjten do kem lexuar më shumë se treçerekun (rezultati katastrofik me Orhan Pamukun që e dashuroj, më step), i futem leximit të romanit. E ndërpres hera herës për t’I kthyer përgjigje me sms të thjeshta Orneles, që po organizon darkën e të shtunës dhe daljen pas saj dhe deri në nëntë të mbrëmjes kur dal, ia kam dale të lexoj plot 63 faqe libër! Fiks si në kohërat e shkollës.
E dielë
Gjumin nuk e kam bërë me shkëputje për të parë ekranin e celularit (tamam tamam jam kthyer kur po zbardhte, ndaj s’kisha ç’pushime nocturne të bëja ) dhe kur zgjohem krejt, aty nga mesdita e di që veç Tomit të uritur e që mjaullin që të shkojë në banjë, në ekran nuk do ketë gjëra të tjera. Për habinë time lexoj aty dy mesazhe dhe arrij të kuptoj që me këto dreq iPhonash, ndryshe nga Nokia dikur, nuk ke asgjë emocion dhe rrahje zemre kur sheh shenjën e mesazhit, por lexon në ekranin e pahapur kush dhe çfarë të ka shkruar, bashkë me një thirrje të humbur (vërtetë pa internet, por zakoni për ta mbajtur gjithsesi silent telefonin paska qenë një vendim i mirë). Pres të kalojnë dhe nja dy orë të mira përpara se të telefonoj Ornelën. Ajo ia plas të qeshurës me të madhe, kur pyetja ime e dytë, pas asaj si ka fjetur është: “sa like kemi marrë, ça na kanë shkruar”. E kam fjalën për fotot që ajo dhe të tjerët kanë hedhur mbrëmë nëpër faqet e tyre në Facebook. Dhe edhe pse unë jam jashtë rrjetit, surrati im është aty, duke marrë like dhe komente, ndaj nuk mund të mos interesohem për të. Pastaj pjesa tjetër e ditës rrëshket si e djeshmja, zakoni i vjetër më shpie drejt celularit herë pas here, por aty nuk kam ç’të bëj. Mendoj që një ditë më parë, kam humbur me dhjetëra statuse për shiun, kurse sot me siguri do ketë shumë të tilla për të ftohtin që ka nisur. Meqë nuk kam ç’të shoh, u futem albumeve të fotografive dhe fshij rreth një mijë të tilla: screetshot-e, printscreen-e, foto të “gocave” që kanë nisur momente të ndryshme për të na pyetur a na pëlqen modeli e ngjyra e flokëve, gjërat që po blejnë, që po bëjnë, fëmijët e tyre, të shoqeve të tyre, thoin e këputur dhe gatime të ndryshme … Punë kjo, që e kisha lënë gjithmonë për më vonë, e që më merr plot një orë kohë përpara se të mendoj se kjo është pasditja ideale për të parë nja dy seri Harry Potter në dvd. Dhe atje, përpara hyrjes në binarin nëntë e treçerek nis të besoj sërish tek magjia dhe mendoj që kjo duhet ndarë me të tjerët. Por nuk kam se ku ta shkuaj... Të nis dhe unë një buf?
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...