Ambasada shqiptare në Greqi bën sqarimin e rëndësishëm për hyrje- daljet në vendin fqinj
Ambasada shqiptare në Greqi ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme për kufizimin e lëvizjes Greqi- Shqipëri dhe an...
Më shumë se sa një antipastë, kjo pjatë e bukur, mund të jetë edhe një ide për t’u prishur mendjen fëmijëve që bëjnë naze me ushqimet. Sidoqoftë, përgatiteni dhe përdoreni për të dyja rastet.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit:
● 20 feta buke për tost
● 4 feta mortadelë të holla
● pak fëstëkë të qëruar ose arra
● 1 lugë djathë Philadelphia
● 1 lugë djathë Grana Padano i grirë
● pak kripë e piper
Përgatitja:
Grijmë në mikser ose me grirësin e frutave mortadelën, Philadelphia-n, kripë e piper derisa të bëhen si krem. Me fetat e bukës krijojmë forma lulesh duke përdorur forma për biskota. Te 10 prej tyre krijojmë një vrimën të vogël me një formë të vogël të rrumbullakët ose me kapak shishesh plastike nëse nuk keni forma. I lyejmë me krem 10 format pa vrimë dhe sipër tyre vendosim format që u kemi krijuar vrimën. I spërkasim me thërrime fëstëkësh. I shërbejmë menjëherë ose brenda 30 minutash, pasi kjo lloj buke thahet menjëherë.
Ambasada shqiptare në Greqi ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme për kufizimin e lëvizjes Greqi- Shqipëri dhe an...
Çantat janë një nga aksesorët që na vijnë ndërmend të parat për t’u ndërruar me ndryshimin e stin&eu...
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...