"Lancaster" sjell furnizimin më të ri për pranverën; Çantat që nuk duhet t'i mungojnë kurrë gardërobës tuaj
Çantat janë një nga aksesorët që na vijnë ndërmend të parat për t’u ndërruar me ndryshimin e stin&eu...
Përbërësit:
500g miell 00
15g maja birre e freskët
100g sheqer
lëkura 1 limoni bio - e grirë në rende
1 majë luge kripë
2 vezë
90g gjalpë i butë si krem
125ml qumësht me yndyrë
150g rrush i thatë
1 e verdhë veze + 1 lugë qumësht për t’i lyer sipër
Përgatitja: Tretim majanë me qumështin në një gotë, i lëmë të pushojnë për 10 minuta. Vëmë rrushin e thatë në një tas me ujë të vakët që të hidratohet për 10 minuta. Pas kësaj kohe, në një tas hedhim miellin, sheqerin, lëkurën e limonit, qumështin dhe majanë. I përziejmë mirë të gjitha së bashku. Shtojmë vezët një nga një, kur të jetë përzier veza e parë shtojmë vezën tjetër, shtojmë kripën dhe së fundi gjalpin si krem. E punojmë brumin me gjalpin e kripën dhe në fund shtojmë rrushin e thatë të shtrydhur mirë nga uji e të tharë me letër. Vëmë brumin në një tas të mbuluar me letër plastike që të fryhet për 2-3 orë, ose derisa të ketë dyfishuar vëllimin. Pas kësaj kohe, e ndajmë brumin në topa prej 70g, i bëjmë si shkopinj dhe i rrotullojmë rreth vetes. I vendosim te tava e furrës e veshur me letër furre dhe i lëmë të fryhen edhe për 30-40 minuta. I lyejmë sipër brioshët me penel me të verdhën e vezës, të përzier me pirun me qumështin. I pjekim për 15-20 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°.
Shënim: Ruhen shumë mirë në freezer (ngrirje), të mbështjella në qese. Në momentin që do t’i konsumojmë, i fusim të ngrira në furrën e ngrohur më parë me 180°.
Nga: Linda Fishta
Çantat janë një nga aksesorët që na vijnë ndërmend të parat për t’u ndërruar me ndryshimin e stin&eu...
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...
Kohët e fundit po qarkullojnë shumë të pathëna rreth Princesh Dianës, të cilat ose dalin nga familja mbretërore, ose n...