Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Koha e përgatitjes: dhjetë minuta.
Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, të cilën fëmijët e adhurojnë. Është një alternativë shumë e mirë për të mos blerë buding të gatshëm dhe është praktike, sepse përbërësit i kemi gjithmonë në shtëpi. Për këto arsye, mendova t’jua tregoja edhe juve.
Përbërësit:
1 litër qumësht me yndyrë ose i skremuar
200g sheqer
55-60g miell
60g kakao e hidhur
një majë luge kripë
lëkura e grirë e një kokrre limoni bio ose 2 bustina vanilje ose aromë tjetër sipas dëshirës
Përgatitja: Vëmë qumështin të ngrohet. Në një tas hedhim nëpërmjet një site kakaon dhe miellin, shtojmë sheqerin, kripën, lëkurën e grirë të limonit ose vaniljen dhe i përziejmë me pirun. Pasi qumështi është vakur (nuk duhet të nxehet), marrim një garuzhde dhe duke e përzier shpejt me rrahësin e vezëve, e hedhim në tasin ku kemi përbërësit e tjerë. Masën e krijuar e shtojmë në tenxheren me qumështin e vakur, e përziejmë vazhdimisht me rrahësin e vezëve dhe e lëmë në zjarr derisa të marrë valë. E hedhim në formën e madhe për buding ose në forma të vogla. Format i lagim më parë me ujë të ftohtë, që pudingu të dalë më lehtë kur ta përmbysim në pjatë. E lëmë të ftohet në temperaturën e ambientit dhe pastaj e futim në frigorifer për të paktën tri-katër orë përpara se ta shërbejmë.
Nga: Linda Fishta
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...