Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të vraponi menjëherë për në kuzhinë për të ndjekur disa trajtime në mënyrë që të mos mbeten shenja nga djegia.
Uji i ftohtë
Për të shmangur përhapjen e plagës, lëreni zonën e djegur në ujë të ftohtë për disa minuta. Ju mund të aplikoni edhe një qese me akull në zonën e djegur. Bëjeni shpesh gjatë orëve të para derisa t’ju lehtësohet dhimbja.
Lëng qepe
Sulfuri dhe kurecetina e gjendur tek qepët largon shenjat dhe qetëson dhimbjet. Përdorni qepë të freskëta dhe aplikojeni lëngun në zonën e djegur. Bëjeni këtë disa herë në ditë.
Aloe Vera
Aloe Vera trajton djegiet aksidentale dhe djegiet nga dielli, ka veti natyrale antiseptike, qetëson dhimbjet dhe shëron indet. Aplikoni xhel aloe Vera në zonën e djegur.
Mjaltë
Kur aplikohet në zonat e djegura, mjalti largon lëngjet nga indet. Kjo bën që të largohen bakteret e këqija dhe pastron zonën e djegur. Përhapeni mjaltin në një fashë dhe aplikojeni në zonën e djegur. Ndërrojeni fashën katër herë në ditë.
Bustina çaji të zi
Acidi tanik i gjendur tek çaji i zi shëron plagët e djegura, redukton dhimbjen dhe inflamacionin. Vendosni bustinat e çajit në ujë të ftothë dhe lërini për disa minuta, më pas aplikojini në zonën e djegur.
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...