Prodhime shqip

Barbeque me çunat

Prodhime shqip

Nëse stina e verës do të kishte një aromë ndjellëse ushqimi ajo do të ishte aroma e barbekjusë ose pjekja në skarë.

Aktori i mirënjohur Gent Hazizi dhe shoku i tij, Elton Myftiu, shef kuzhine, me humorin dhe energjinë pozitive që përcjellin, do të na mësojnë disa receta të thjeshta, të shijshme dhe verore. Genti dhe Eltoni, si dy “çuna Tirone” do të ndezin skarën dhe do t’u vijnë në ndihmë të gjitha familjeve, më së shumti meshkujve, duke marrë përsipër një mision.

Atyre u pëlqen ta quajnë misioni i paqes, sepse do të shuajnë sherre midis burrave dhe grave, që tanimë nuk kanë pse të debatojnë më nëse duhet të gatuajnë mishin apo peshkun. Shef Eltoni do t’ju mësojë sekretet dhe recetat më të mira për të pjekur në skarë, si dhe salcat më të mira shoqëruese, për t’ia shtuar shijen gatimit tuaj. Në këtë sezon veror, ku shumëkush nga ne do të preferojë të mblidhet me shoqërinë në një hije të freskët dhe të ndezë skarën për të shijuar produkte të ndryshme, recetat e shef Tonit, që do të gatuhen dhe provohen nga Genti, do t’ju nderojnë për çdo rast. Jemi të sigurt që ky emision do të sjellë në shtëpitë tuaja dëshirën për të marrë skarën, produktet ushqimore, pijet, dhe të mblidheni aty ku natyra ju ofron qetësi dhe rehati.

Çdo të martë në Living HD ora 18:30

ARTIKUJ TE NGJASHEM

On air:Dedektivët e ushqimit
Me pas:Udhëtim me tren, India

SOT NE LIVING HD

  • Sot po kaloj nga ty… 19:01
  • Stili im 19:30
  • Udhëtim me shije 20:01
  • Udhëtime Amerikane 20:39
  • Ana tjetër e medaljes 21:12
  • Ndryshe, por të shijshme 22:07
  • Në shtëpinë e yjeve 22:52